Arifi e Mustafa takohen me diplomatin kosovar (foto)
Kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës sot në orët e para të punës kanë takuar udhëhëqësinë e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadikun.
Takimi e ndara mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe të Preshevës Ragmi Mustafës me përfaqësuesin e Kosovës u zhvillua në atmosferë vëllazërore ndërsa u bisedua rreth situatës së përgjithshme në komunë të Bujanocit, raporton Titulli.
Ambasadori Sadiku ka kërkuar që çdo problem të shqiptarëve të Luginës ta adresojnë në zyrën e tij në Beograd.
Diplomati Kosovarë në Luginë po qëndrojnë nga dita e djeshme, ku morri pjesë në shënimin e 4 vjetorit të themelimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. /Titulli.com/