Lokale
Proteston Lugina: “I’m terrorist too” (foto-video)
Mijëra qytetarë shqiptarë në qendër të Bujanocit protestuan për dhunën që po ushtrohet ndaj shqiptarëve të Luginës, e posaqërisht me arrestimin i ditësë së premte të tetë shqiptarëve të komunës së Bujanocit, raporton Titulli.
Familjarë të të arrestuarëve, përfaqësues politik dhe qytetarë të shumtë nga Bujanoci e Presheva, shprehën revoltën e tyre kundër politikës së Beogradit dhe diskriminit që po i bëhet popullatës shqiptare të këtijë rajoni.
“Stop dhunës serbe kundër shqiptarëve”, “Duam liri në vatrat tona”, “Oj Shqipni mos thuaj mbarorva”, Kur është radha ime”, “Bujanoci është i shqiptarëve më 6 maj do ta dëshmojmë” dhe shumë parulla tjera mbanin qytetarët gjatë protëstës së sotme.
Jonuz Musliu, lideri politik i ish UÇPMB-së fjalimin e tij para protestuesëve e filloi duke brohoritur “populli im i Kosovës Lindore populli im liridashës”.
“Këtu jemi lindur dhe këtu kemi vazhduar ilegalitetin, po të njëjtit ata që na arrestuanë në vitet e 80-ta, ja dolëm dhe i thamë se ne jemi shqiptarë të Kosovës Lindore”, tha mes tjerash Musliu.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit deklaroi se kjo nuk është hera e parë që ndodhin këto arrestime ndaj shqiptarëve të Luginës.
“Me aksionin e djeshëm Ivica Daqiq tregon përsëri jo vetëm neve por edhe evropës së civilizuar, pjesë e së cilës pretendon të jetë, se qasja e tij ndaj shqiptarëve është e njëjtë me shefin e tijë Sllobodan Millosheq”, deklaroi Kamberi gjatë protestës.
Nga kjo protest është kërkuar lirimi i të burgosëve shqiptarë të arrestuar më 4 maj në komunën e Bujanocit dhe burgosëve tjerë shqiptarë nga Lugina.
Protesta është zhvillua e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident nga protestuesit dhe në fundë të gjithë janë shpërndarë të qetë./Titulli.com/
http://youtu.be/zQfBGRB6NVU
http://www.youtube.com/watch?v=f7VKb8j8MJ8
http://youtu.be/aG_um-vSZk8
http://youtu.be/5z4MDo6OymE
http://youtu.be/QKhUIsZA4GU
http://youtu.be/Tpq9esU9SW4copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/Prtotesta-Bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!