Lokale
Ekskluzive: Ja si duken fletat e votimit (foto)
Të dielën më 6 maj, në territorin e Serbisë do të mbahen zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale.
Sipas Komisioni Zgjedhor Republikan në gjithë territorin e Serbisë do të hapen 8.549 vendvotime dhe 38 vendvotime për qytetarët e Serbisë që jetojnë jashtë shtetit, ndërsa të drejtë vote kanë 6.770.013 qytetarë.
Siç konfirmoi për portalin tonë kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc Farush Islami, në këtë komunë momentalisht të drejtë vote kanë gjithsejtë 39.022 qytetarë, ndërsa votën e tyre mund ta hedhin në njërin prej 55 vendvotimeve.
Për zgjedhjet lokale, në Bujanoc qytetarët mund të zgjedhin për të votuar njërin prej 13 subjekteve që marrin pjesë në këto zgjedhje.
Prej tyre, katër janë shqiptare, shtatë serbe dhe dy rome.
“Në komunën e Preshevës qytetarë me të drejtë vote janë gjithsejtë 34.368”, tha për Titullin kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Preshevë Zeqirja Miftari.
Votat e tyre mund të vendosen në ndonjërën prej 38 vendvotimeve sa ka kjo komunë. Qytetarët zgjedhjen mund ta bëjnë në mes të 11 subjekteve, tetë shqiptare dhe tre serbe.
Komuna e Medvegjës do të zhvillojë vetëm zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale për shkak të punës jo efikase të anëtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Medvegjë, tha Jadranka Bozhoviq, kryetare e e KKZ-së.
Gjykata Administrative hodhi poshtë listën e kryetarit të tanishëm në Medvegjë Sllobodan Drashkoviq, pasi që ai në listën e këshilltarëve të mundshëm, kryesisht në titullin e listës ka shkruar dy emra e mbiemra, por jo vetëm një që është dashur.
Bozhoviq gjithashtu ka deklaruar për media se në Medvegjë nuk janë shtypur fletat e votimit dhe materialit tjetër për zgjedhje.
Të drejtë për të votuar në komunën e Medvegjës, kanë 10.247 qytetarë.
Në pajtim me ligjin për zgjedhje, 48 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në vetë ditën e zgjedhjeve deri në mbylljen e vendvotimeve, është e ndaluar propaganda zgjedhore përmes mjeteve të informimit publik, mbajtja e tubimeve publike dhe shpallja e vlerësimeve të rezultateve nga zgjedhjet.
Derisa është në fuqi heshtja zgjedhore 50 metra, rreth vendvotimit është e ndaluar të paraqiten simbolet e partive politike dhe materialit tjetër propagandues.
Në mënyrë që qytetarët të jenë më të njohur me pamjen e fletave të votimit, Titulli ka arritur të sigurojë edhe nga një fotografi të fletave të votimit për zgjedhjet parlamentare, presidenciale si dhe ato lokale të komunës së Bujanocit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/voto.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!