Presidentja Osmani takon përfaqësues politik dhe institucional në Luginë të Preshevës
Pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës në regjistrimin e popullsisë është kundërpërgjigje paqësore kundër politikës shoviniste të Serbisë, e cila po përpiqet të realizojë spastrim etnik nëpërmjet masave administrative.
Prandaj sot, në takim me liderë institucional dhe përfaqësues politik nga këto tri komuna, diskutuam rëndësinë thelbësore që udhëheqja politike lokale të jetë e bashkuar dhe që shqiptarët – në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë e diasporë, njëzëri t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë.
Është në interes të të gjithë bashkëkombësve tanë në këto treva që numri i përgjithshëm i popullsisë të jetë reflektues i vërtetë i shqiptarëve, gjë që do të mundësojë rritjen e përfaqësimit politik, e rrjedhimisht, më shumë të drejta për ta.
Tekst i publikuar nga Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës
copy(/home/titulli/public_html/images/image/0D670D5-AA59-49DA-B643-178CFC25DDF4.jpeg): failed to open stream: No such file or directory