Organizohet e-trajnimi “Kodi etik i funksionerëve në qeverisjen lokale" , ftohen edhe këshilltarët në Bujanoc
SKGO organizon për herë të dytë e-trajnimin "Kodi etik i funksionerëve në qeverisjen lokale" e cila do të mbahet prej 1 deri m 29 nëntor 2022, online, në platformën e SKGO për e-trajnime.
Ky e-trajnim është i dedikuar për të gjithë zyrtarët e pushtetit lokal në Republikën e Serbisë dhe synimi i tij është t'i njohë ata me bazat e etikës në kryerjen e shërbimit publik, dhe në veçanti me 12 parimet e Kodit të Etikës për funksionerët në qeverisjen lokale.
Trajnimi do të fillojë me një ngjarje që do të mbahet të martën, më 1 nëntor 2022, në hotelin M në Beograd (Bulevar Oslobođenja 56a). Në këtë takim do të prezantohet mënyra e punës në e-trajnim, ndërsa të pranishmëve do t'u drejtohen ambasadori Jan Bratu, shef i misionit të OSBE-së në Serbi dhe Nikola Tarbuk, Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së. Pas hapjes ceremoniale, çdo të martë deri në fund të nëntorit para pjesëmarrësve do të prezantohen tri parime të Kodit të Etikës për zyrtarët e vetëqeverisjes lokale.
Këshilltarët e interesuar për pjesëmarrje në këtë trajnim mund të paraqiten përmes linkut: https://forms.office.com/r/K2Z05GANx9
Ky tekst është publikuar nga Kuvendi Komunal-Bujanoc
copy(/home/titulli/public_html/images/image/4D052CA-2F12-4D7C-9DD8-D699B73A42BC.jpeg): failed to open stream: No such file or directory