Preshevarja ia "merr" flamurin Shqipërisë, e dërgon në Rumani
Lokale

Preshevarja ia "merr" flamurin Shqipërisë, e dërgon në Rumani

18.May.2014 18:43
0
ereza-1Në edicionin e nëntëmbëdhjetë të festivalit ndërkombëtarë për fëmijë të titulluar  “TI AMO” që do të mbahet në qytetin Onesti të Rumanisë, Erza Halimi nga Presheva, do të përfaqësoj flamurin kombëtar shqiptarë. “Festivali” titullohet kënga me të cilën do të prezantohet Erza në këtë edicion, ndërkohë që shpreson se do të arrijë suksese. Producenti dhe njëkohësisht  prindi i saj, Skender Halimi ne një prononcim për PreshevaNEWS, vlerëson se Erza është e gatshme që të ballafaqohet me konkurrentët, ndërkohë që rëndësi ka pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtarë.ereza-2 Festivali “TI AMO” është festival tradicional që mbahet në Rumani, nga data 19 deri më 25 maj, ndërkohë që pjesëmarrës ka nga të gjitha kontinentet. Erza Halimi, është njëmbëdhjetë vjeçare dhe deri më tani ka marrë pjesë në shumë festivale të këngës për fëmijë të organizuara jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe në rajon. Ndërkohë pjesëmarrja në festivalin e Rumanisë, ka rëndësi të jashtëzakonshme për faktin se ajo përfaqësohet me flamurin kombëtarë./Titulli.com/
Kryetari i Bujanocit po qëndron për vizitë në Zvicër
Sondazhi: 64 % e qytetarëve aspak të kënaqur me pushtetin në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration