Kryetari i Bujanocit po qëndron për vizitë në Zvicër
Lokale

Kryetari i Bujanocit po qëndron për vizitë në Zvicër

19.May.2014 10:55
0

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Arifi do të zhvillojë një varg takimesh zyrtare me autoritetet e larta të qytetit Will në Kt.St.Gallen.

Nagip Arifi i shoqëruar nga Agim Haliti kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Tërnoc, si dhe babai i dëshmorit komandantit të UÇPMB-së Ridvan Qazimi-Lleshi, Haxhi Hiseni, po qëndrojnë këto ditë në Zvicër.

Këtë vizitë ai e bën me ftesë të kryesisë së Këshillit Organizativ të Akademis Përkujtimore të UÇPMB-së si dhe të regjisorit dhe koordinatorit të Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupi.

Ai dje ishte pjesmarrës në Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Tübach të St.Gallenit, përkujtimore, që është e vetmja e kësaj natyre, që mbahet në tërë diasporën kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, Arifi do të zhvillojë një varg takimesh zyrtare me autoritetet e larta të Willit Kt.St.Gallen. Sipas Arifit i cili i deklaroi  për dialogplus se pritet të takoj edhe shefin e zyrës për Integrim të kantonit St.Gallen, Felix Baumgartner, si dhe do të zhvilloj edhe disa takime të tjera të rëndësishme. /D.Hebibi/Titulli.com/

Kremtimi i 40 vjetorit të matuarës, gjenerata e dhjetë (1973/74). Gjimnazi "Skënderbeu" në Preshevë
Preshevarja ia "merr" flamurin Shqipërisë, e dërgon në Rumani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration