Preshevari, në krye të firmës së tekstilit digjital në Zvicër (foto)
Lokale

Preshevari, në krye të firmës së tekstilit digjital në Zvicër (foto)

10.Dec.2022 18:32
0

Duke qenë i familjarizuar me fushën e IT, Besim Sylejmani në vitin 2011 së bashku me bashkëshorten e tij hapi firmën All-Stickerei.ch. Rruga deri tek ky hap për Besimin kishte nisur në vitin 2001. Si njeri që kishte përvojë në fushën e tekstilit, në vitin 2001 ai bleu pajisje nga një firme që kishte bankrotuar, pajisje të cilat i dërgoi në Preshevë, ku dhe filluan biznesin familjar Allcom-Printshop.

“Meqenëse vëllai im kishte një përvojë në fushën e tekstilit, qëllimi yni ishte që gjithçka që shtypej nga tekstili, si rrobat e punëtorëve dhe gjithçka që prodhohej nga ne të vinte nga Presheva në Zvicër“, tregon për albinfo.ch Besimi Sylejmani. 

“Me kalimin e kohës, kërkesat e shpejta të klientëve u rritën, kohëzgjatja e transportit u bë më e vështirë, prandaj vendosëm të ndryshojmë, ashtu që gjithçka të prodhohet në Zvicër. Kështu, së bashku me bashkëshorten time në vitin 2011 hapëm firmën e quajtur All-Stickerei.ch“, vazhdon tregimin për albinfo.ch Besimi Sylejmani.

All-stickerei.ch për bizneset e reja ofron gamë të gjerë të produkteve, duke filluar nga Logot, Webdesign, Beschriftung-Werbetechnik, Digitaldruck, Stickerei, Transferdruck e shumë teknika të tjera. All-stickerei në konsultim profesional me klientët ofron zgjidhje adekuate për rroba të punës, të cilat i ofron me një kualitet të lartë dhe garancion afatgjatë.

“Firma jonë ofron shitjen e produkteve nga të gjitha llojet e tekstilit, bëjmë shtypjen ose qëndisjen digjitale për firma të ndryshme. Për firmat në themelim ne jemi adresa e duhur, duke u ofruar një sërë produktesh- shërbimesh: Logo, Webdesign, Beschriftung-Werbetechnik, Digitaldruck, Stickerei, Transferdruck e shumë të tjera”, tregon mes tjerash për albinfo.ch Besim Sylejmani.

All-Stickerei.ch, përveç uniforma pune për fusha të ndryshme, ofron produkte dhe shërbime online. Shërbimet e saj shkojnë edhe me tutje, kjo firmë e specializuar e qëndisjes digjitale në bazë të kërkesave të klientëve bën prezantimin te klientët e saj të produkteve të tyre, në këtë mënyrë u mundëson bizneseve që nga afër të njihen me gamën e produkteve me qëllimin e vetëm që bëjnë zgjidhjen e duhur.

All-Stickerei.ch me kualitetin e produkteve dhe çmimet e favorshme është e shtrirë në të gjitha kantonet e Zvicrës, por jo vetëm kaq. Produktet e all-Stickerei.ch tashmë zënë vend edhe në Evropë, përfshirë Gjermaninë, Austrinë, Francën, e gjithë kjo falë kualitetit të lartë e të kontrolluar, dërgesave të shpejta dhe kreativitetit të punës e korrektësisë në termine.

Për All-Stickerei.ch parim kryesor është cilësia e biznesbërjes, cilësia e komunikimit me klientët. “Dua të them se duhet përqendruar te qëllimi, e jo te rezultati, prandaj të arrish besueshmëri tek klienti duhet pasur shumë përkushtim. Durim dhe menaxhim të disiplinuar, sepse çdo punë ka përparësitë dhe mangësitë, por me agjendën e planifikuar me disiplinë arrihet çdo gjë”, shprehet Besimi.

Kush është Besim Sylejmani

Besim Sylejmani, i lindur dhe rritur në Rahovicë të komunës së Preshevës, deri në vitin 1995 kishte jetuar dhe punuar në Preshevë në fushën e tregtisë. Ishte viti 1995 ku ai kishte vendosur të emigronte në Zvicër. Si edhe për shumë të tjerë, edhe për të nuk ishte i lehtë integrimi. Për Besim Sylejmanin rruga e vetme ishte përkushtimi për të mësuar gjuhën gjermane dhe ndjekja e shkollimit, duke u specifikuar fushën e IT-së, logjistikës dhe ekonomisë, fusha për të cilat kishte ndjekur shkolla të specializuara.

Firmat referencë të All-stickerei.ch

Shërbimet e all-stickerei.ch marrin firma me emra internacionalë, siç janë: „ABB Schweiz AG” , “Hitachi”, “Vifor Pharma”, “Micro-Repro AG”, ku kërkohet kualiteti njëqind për qind. E gjithë kjo falë punës profesionale të all-stickerei.ch, e cila për 6 vjet ka arritur të jetë partner i besueshëm i firmave më me emër në Zvicër.

Çfarë e favorizoon All-stickerei.ch nga bizneset e tjera

All-stickerei.ch ka gjithmonë zgjidhje për klientin e saj, duke ofruar alternativë dhe gjetjen e zgjidhjes më të përshtatshme dhe furnizimin e tyre me produkte të kualiteti dhe cilësisë së lartë, e gjithë kjo me çmime që i bënë të ndahen të kënaqur çdo klient.

Gama e gjerë e produkteve të printimeve digjitale me kualitet zviceran, por edhe lokacioni i All-stickerei.ch e favorizon atë në krahasim me bizneset e tjera.

Pozicionimi i All-stickerei.ch në kantonin Argau, në vijën kufitare me Gjermaninë, ka bërë që të ketë bashkëpunim tepër të mirë me firmat gjermane, kjo falë produkteve atraktive, duke zërë vendin e firmave më të kërkuara në lëmin e printimeve digjitale.

All-stickerei.ch e gjeni në kantonin e Argaus, tek Kleindöttingen Dürrestrasse 2.  Gjithashtu në onlineshop all-stickerei.ch ose në info@all-stickerei.ch

copy(/home/titulli/public_html/images/image/esim-sylejmani.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Maroku shkruan histori në Kupën e Botës, dërgon në shtëpi Portugalinë e Ronaldon
Rahovica e Preshevës, për çdo 28 nëntor merr dënime për flamurin kombëtar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration