Maroku shkruan histori në Kupën e Botës, dërgon në shtëpi Portugalinë e Ronaldon
Një gol i jashtëzakonshëm me kokë i shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi i Sevillas, Youssef En Nesyri, ka mjaftuar që Maroku të vazhdojë ëndrrën në Kupën e Botës.
Marokenët të shtunën në çerekfinalen e tretë të Botërorit e eliminuan skuadrën e madhe të Portugalisë, pas fitores 1:0.
Maroku bëhet skuadra e parë afrikane që shkon në gjysmëfinale të një Kupe të Botës.
Cristiano Ronaldo, që e nisi këtë ndeshje nga banka rezervë, eliminohet nga turneu me lot në sy, pasi ky mund të jetë Botërori i fundit.
Maroku në minutën e tretë të kohës shtesë mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi u përjashtua Ëalid Cheddira.
Por marokenët nuk u dorëzuan dhe e ruajtën deri në fund rezultatin.
Në gjysmëfinale të mërkurën luajnë me fituesin e ndeshjes Anglia – Franca që nis në orën 20:00.
Cristiano Ronaldo është inkuadruar në fushë në ndeshjen ndaj Marokut, të cilën Portugalia po e humb 1:0.
Ronaldo u inkuadrua në minutën e 50-të. Ronaldo me këtë inkuadrim ka hyrë në histori të futbollit duke barazuar rekordin për më së shumti paraqitje në ndeshje ndërkombëtare. Ai po paraqitet për Portugalinë për herën e 196-të në karrierë, duke barazuar rekordin e sulmuesit të Kuvajtit, Bader Al-Mutawa.
Bashkë me të, në fushë u fut edhe Joao Cancelo.
U larguan Raphael Guerrero e Ruben Neves.