Presheva po injorohet nga Qeveria e Serbisë
I pari i Preshevës, Ragmi Mustafa është ankuar shumë për trajtimin që po i bën Qeveria e Serbisë, Komunës së Preshevës.Ai ka kërkuar që të investohet në infrastrukturën, e cila është dëmtuar shumë gjatë kohës së fundit, prej kur Presheva është stacion i refugjatëve sirianë, transmeton Koha.net.
Mustafa ka treguar se edhe Qendra për pritjen e refugjatëve në Preshevë është bërë pa autorizim ndërtimi dhe pa pëlqim të Kuvendit Komunal të Preshevës.
Ai ka ironizuar duke thënë se Presheva ka stacionin më të madh të autobusëve në botë, ngaqë askund në botë nuk parkohen 500 autobusë në ditë, të cilët dëmtojnë sistemin e rrugëve, trotuareve e kanalizime përgjatë rrugës./Titulli.com/