Bashkëpunimi i Preshevës dhe Zrenjaninit për sistemin GIS
Delegacioni i Komunës së Preshevës ka qëndruar në Zrenjanin si mysafir i administratës së këtij qyteti. Qëllimi i kësaj vizite ka qenë që anëtarët e delegacionit të Preshevës të njoftohen me shembullin e praksës së mirë në fushën e sistemit gjeografiko-informativ GIS. Vizita është realizuar në kuadër të programit zhvillimor "Progresi Europian", ndërsa përvojat e Zrenjaninit do të inkorporohen në punën e Komunës së Preshevës.Qyteti i Zrenjaninit ka vendosur GIS-in në praktikë para pesë viteve dhe prej atëherë sistemi është avancuar shumë herë, kështu që sot prezanton ndihmën e konsiderueshme në fushat e ndryshme të urbanizmit, planifikimit, matjes dhe vëzhgimit të terrenit, si dhe informimit të përditshëm.
„Prej fillimit të projektit i cili është implementuar jo vetëm në hapësirat e zonës industriale, GIS-i sot përfshin territorin e tërë qytetit dhe shumë hartave të ndryshme, të qasura edhe për publikun e gjerë në portalin GIS, i cili ndodhet në kuadër të ueb faqes së qytetit të Zrenjaninit. Kolegëve i kemi treguar si punojmë, ndërsa pas vizitës studimore, ata kanë treguar besimin që përvojat e qytetit tonë në zhvillimin e GIS-it në mënyrë të dobishme shërbejnë ashtu që ky projekt të jetësohet në komunën e tyre”, ka thënë koordinatori i qendrës së GIS-it në administratën e qytetit, Miodrag Bogunoviq.
Mjetet për realizimin e Programit sigurohen nga Bashkimi Europian dhe Qeveria e Zvicrës, si dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, ndërsa përdoruesve i ofrohet ndihma financiare, teknike dhe këshillëdhënëse.
Programin e realizon Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektuese (UNOPS) dhe Sektori për Kontraktim dhe Financimin e Programeve nga mjetet e UE-së (CFCU) pranë Ministrisë së Financave të Republikës së Serbisë. /Titulli.com/