Lokale
Presheva pjesë e festivalit "Sofra Dardane" (video)
Kryetari i Unionit artistik të kombit shqiptar, Azgan Haklaj në bashkëpunim me bashkinë e qytetit të Bajram Currit organizojnë për të dhjetin vit me radhë festivalin “Sofra Dardane”, raporton tvp.
Në këtë festival po marrin pjesë ansamble, grupe kulturo-artistike dhe rapsod nga të gjitha trevat shqiptare.
Në natën e parë në këtë festival do të prezantojnë edhe Shoqëria Kulturo artistike “Presheva Jehon” nga Presheva.
Vlen të theksohet se në këtë festival përpos ansambleve nga të gjitha trojet shqiptare do të prezantojnë edhe personalitete të larta të institucioneve qendrore dhe lokale shqiptare. Ndër ta edhe kryebashkiaku Lulzim Basha, ministri për kulturë Aldo Bunkçi dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Për tre netë radhazi, Bajram Curri do të ketë vërtet festë ku do të hap dyert për mijëra adhurues të këngës e valles shqipe.
Festivali “ Sofra Dardane” ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave të veriut të Shqipërisë si dhe atyre të Kosovës që gjeografikisht së bashku përbëjnë Rrafshin e Dukagjinit si dhe nga vende të tjera shqiptare./Titulli.com/
http://youtu.be/f-5XEaNQC8ccopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/sofra-dardane-tropoje.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!