titulli.com
Lokale

Medvegjë: UDSH largohet nga zgjedhjet, shkaktarë shkrimi cirilik

14.Jun.2012 19:57
0
Kryetarja e Komisionit Komunal Zgjedhor në Medvegjë Jadranka Bozhoviq ka deklaruar për JUGpress se dy lista zgjedhore janë refuzuar për shkak të lëshimeve në mbledhjen e nënshkrimeve dhe mbushjen e formularëve, transmeton Titulli. Nuk janë pranuar listat të cilat i kanë propozuar Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH) dhe lista e partisë Malazeze. Jadranka Bozhoviq thotë se njëra prej arsyeve për mos pranim të listës së UDSH-së është mosbushja e formularëve për kandidim në gjuhën që është zyrtare në republikën e Serbisë. “Ata nuk e kanë shfrytëzuar drejtë emrin e partive të tyre, me ç’rast e kanë shkelur Kushtetutën e Republikës së Serbisë, pasi që emri nuk është shfrytëzuar drejt në regjistër, nuk kanë dashur që të shfrytëzojnë shkrimin cirilik”, ka shtuar Bozhoviq. Ajo ka shtuar se UDSH si dhe partia Malazeze kanë pasur afat 48 orë për të hequr këto mangësi, mirëpo ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Partia për Veprim Demokratik e Florim Sahitit është me numrin 1 në listë për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Medvegjë më 24 qershor, ndërsa në të dytën Grupi Qytetar “Për Jabllanicën e Epërme”-Sllobodan Drashkoviq. Pasojnë listat Dr. Nebojsha Arsiq nga Regjioni i Bashkuar i Serbisë, Serbia – dr millorad Babiq, Partia Përparimtare Serbe – Tomisllav Nikolliq dhe Partia Demokratike – dr Dragan Angjellkoviq. Zgjedhjet lokale në Medvegjë nuk janë mbajtur më 6 majë, pasi nuk ishin evituar të gjitha parregullsitë sipas kërkesës së Gjykatës./Titulli.com/
Bujanoc: Autostrada që pengon bujqit (video)
Presheva pjesë e festivalit "Sofra Dardane" (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration