Lokale
Presheva me vetëdije të ulët për mbrojtjen e ambientit
Në qytetin e Preshevës është shënuar Dita ndërkombëtare e Ambientit përmes një aksioni për pastrimin e ambientit në qytetin e Preshevë, raporton tvp.
Në aksion, kanë marrë pjesë, punëtorët e administratës komunale, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore , organizata joqeveritare “Green World” dhe organizatat tjera punuese.
Me këtë rast është bërë pastrimi i hapësirave publike në qytetin e Preshevës dhe në tërë territorin e komunës. Nga ora 9, deri në ora 11:30, janë pastruar të gjitha hapësirat përreth rrugëve dhe oborret e institucioneve.
Po ashtu është bërë edhe grumbullimi i mbeturinave, nëpër fshatra të komunës së Preshevës posaçërisht aty ku është më e shprehur kjo dukuri.
Sipas koordinatorit pranë administratës komunale në Preshevë Fadil Azizi gjithsejtë janë pastruar 20 lokacione ndërsa në aksion kanë marrë pjesë mbi 400 vullnetarë.
Selami Bektashi, kryetar I OJQ “Green World”, nga Presheva tha se vetëdijesimi i qytetarëve ende është në nivel të ultë pasi mbeturina mund të gjesh në çdo vendbanim të komunës sonë. Sipas tij qytetarët tanë janë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e ambientit në shtëpi por jo edhe jashtë tyre.
Komuna e Preshevës, mbetet një lokalitet i deponive të egra dhe vetëdijes së ulët të qytetarëve për mbrojtjen e ambientit dhe mjedisit ku jetojnë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/recucle.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!