Lokale
Nagip Arifi, zyrtarisht kryetar i komunës së Bujanocit (video)
Në godinën e komunës së Bujanocit, sot zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i postit të kryetarit të komunës dhe kryetarit të kuvendit komunal të Bujanocit. Nga sot kryetar i komunës së Bujanocit do të jetë Nagip Arifi , ndërsa kryetar i Kuvendit Komunal Hajredin Hyda.
Nagip Arifi sot zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit të komunës së Bujanocit dhe ka zëvendësuar kryetarin e deritanishëm Shaip Kamberi.
Kryetari Arifi, ishte shoqëruar nga dhjetëra anëtarë të Partisë Demokratike dhe simpatizues të saj, të cilët ishin nisur nga selia e partisë drejt godinës së komunës së Bujanocit.
Atmosfera e pranim-dorëzimit të postit të kryetarit të komunës së Bujanocit kaloi në një atmosferë të qetë dhe shoqërore, ku ish kryetari Kamberi ka pritur në zyrën e tij Nagip Arifin.
Shaip Kamberi, pasi ia dorëzoi Arifit çelësat e zyrës dhe vulën e komunës i shpjegoi edhe për ecurinë e projekteve të cilat akoma s’kanë përfunduar.
Kryetari i ri i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i emocionuar nga detyra e re falënderoi votuesit e subjektit të tij dhe gjithë ata që mbështetën rrugëtimin e tij deri në këtë ditë.
“Ne do të fillojmë me punë që nga dita e sotme dhe do të mundohemi të punojmë në të mirën e qytetarëve, sepse ata na dhanë besimin që të kemi një administratë funksionale dhe në dobi të tyre”, tha Arifi.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme është bërë pranim-dorëzimi edhe i postit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nga Jonuz Musliu tek kryetari i ri Hajredin Hyda i emëruar nga kuvendi komunal në seancën e mbajtur më 8 qershor.
Hajredin Hyda, kryetar i Kuvendit Komunal ka falënderuar ish kryetarin Musliu dhe këshilltarët e përbërjes së kaluar të Kuvendit për punën e tyre.
“Unë do të mundohem të jem kryetar për të gjithë këshilltarët dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Bujanocit”, deklaroi Hyda.
Komunën e Bujanocit gjatë katër viteve të kaluara e ka udhëhequr Shaip Kamberit, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, ndërsa Kuvendin Komunal Jonuz Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik.
Në zgjedhjet lokale të e 6 majit, Partia Demokratike ka fituar 12 mandate në përbërjen e re të Kuvendit Komunal, nga gjithsejtë 41 këshilltar./Titulli.com/
http://youtu.be/0V-PRlFCOy4copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/nagip-arifi-zyra-3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!