Përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi, konfirmohen parregullsi
Rajoni dhe Politika

Përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi, konfirmohen parregullsi

21.Dec.2023 14:01
0

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi vendosi ripërsëriten e zgjedhjeve parlamentare në 28 qendra votimi në vend.

Si datë për mbajtjen e tyre, Komisioni caktoi 30 dhjetorin. Por ai nuk shkoi më shumë se kaq. “Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk është kompetent dhe nuk mund të veprojë sipas kërkesës së opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd”, deklaroi kryetari i rij, Vladimir Dimitrijevic.
Ky organizëm ishte mbledhur disa herë për të diskutuar mbi përsëritjen e zgjedhjeve për deputetë në disa vendvotime. Në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet janë gjithsej 12.240 votues. Përsëritja e votimeve atje vjen për shkak se nuk mund të përcaktohen rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit apo prej anulimit te votimit.

Kundërshtarët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç kanë dalë në rrugë që prej të hënës për të protestuar ndaj, siç thanë ata, manipulimit të zgjedhjeve të se dielës, të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtar u përshkuan nga shumë parregullsi.

Një nga krerët e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç tha se Komisionit i janë paraqitur të gjitha vërejtjet e tyre, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë të dhëna se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën (për të votuar).

“Shefi i Komisionit nuk arriti të na japë një përgjigje të vetme për asnjë pyetje, përfshirë pyetjen: Si është e mundur që ministri i Policisë nga Bosnja dhe Hercegovina të vijë për të votuar në Beograd? Sipas cilit ligj?”, u shpreh ai.

 
copy(/home/titulli/public_html/images/image/otimi-serbii.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Deputeti serb zbulon skenarin e opozitës: Presim për ripërsëritjen e zgjedhjeve
Opozita e Serbisë i drejtohet me letër BE-së, kërkon hetim ndërkombëtar të procesit zgjedhor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration