Deputeti serb zbulon skenarin e opozitës: Presim për ripërsëritjen e zgjedhjeve
Rajoni dhe Politika

Deputeti serb zbulon skenarin e opozitës: Presim për ripërsëritjen e zgjedhjeve

21.Dec.2023 08:49
0

Deputeti i opozitës serbe, Djorde Miketiç është shprehur se presidenti Aleksandër Vuçiç i vodhi zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Komentet Miketiç i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se opozita do të zhvillojë protesta, për ripërsëritjen e zgjedhjeve.

“Përpara zgjedhjeve ne u përballëm me një propagandë shumë të madhe. Askush nuk mund të dëgjohet në TV kombëtare. Vuçiç ka qenë president dhe ka qenë 47 herë në televizionet kombëtare. Ai i fliste njerëzve gjatë gjithë ditës dhe dukej sikur ishim në Korenë e Veriut. Ka një kohë shumë të gjatë që në Serbi mbizotëron censura.

Ne synojmë të kemi një sistem më të mirë zgjedhor. Ne nuk kemi listën e votuesve dhe këtu lihet mundësia për të shpikur shumicën. Ne duam që të anulojmë këto zgjedhje dhe t’i zhvillojmë këto zgjedhje në maj. Do ia dalim përmes protestave. Vetëm protestat janë institucione demokratike në Serbi.

Koalicioni jonë quhet Serbia kundër dhunës. Ky koalicion dhe këto zgjedhje erdhën falë protestave të mëdha në verë. Asgjë e dhunshme nuk ndodhi në ato protesta. Asgjë e dhunshme nuk ka për të ndodhur nga ana jonë.

Ne e pëlqejmë kur udhëheqësit tanë kanë marrëdhënie të mira. Unë mendoj se të gjithë ne duhet të punojmë së bashku. Nuk e di për këtë marrëdhënie, pra për marrëdhënien Rama-Vuçiç, janë disa pyetje që ngrihen për korrupsionin që mund të ekzistojë mes këtyre të dyve, por nuk mund të flas për këtë gjë se nuk kam prova. Por ne si opozitë duam marrëdhënie të mira me të gjitha qeveritë e të gjithë rajonit”, tha Miketiç.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/gjedhjet-serbi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Threads, tashmë i aksesueshëm edhe në vendet e Bashkimit Europian
Përsëriten zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi, konfirmohen parregullsi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration