Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike mungon në Bujanoc, vetëm në ligjet e Serbisë
Lokale

Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike mungon në Bujanoc, vetëm në ligjet e Serbisë

10.Oct.2022 08:03
0

Fushata për zgjedhjet e anëtareve të Këshillit Kombëtar Shqiptar akoma s’ka filluar me prezantimin e planit të kandidatëve potencial, shkruan Titulli.com.

Mediat lokale kanë raportuar se përdorimi i shkrimit dhe gjuhës shqipe në institucional publike lokale mbetet sfidë për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Ligji për  përdorimin e gjuhës dhe shkrimit në gjuhën e pakicave e thotë qartë se në territorin e njësisë së vetëqeverisjes lokale ku tradicionalisht jetojnë pjesëtarët e pakicave kombëtare, gjuha dhe shkrimi i tyre mund të jenë në përdorim zyrtar të barabartë.

Një lexues o portalit i ka dërguar redaksisë së Titulli.com një dokument nga Shërbimi Kombëtar për Punësim, njësia në Bujanoc e cila mban sqarimin vetëm në gjuhën serbe.

Gjithashtu sipas të njëjtit dokument me sistemin e ri të shërbimeve brenda këtij institucioni vërehet edhe informacioni për pritje në radhë të shërbimeve është në gjuhën serbe.

Përveç problemeve tjera që ka në kompetencë statuti i Këshillit Kombëtar Shqiptar, mbetet të shihet se çfarë qasje do të kenë kandidatët për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Përdorimi zyrtar i gjuhës së pakicave kombëtare nga paragrafi 1 i këtij neni në veçanti përfshin: përdorimin e gjuhës së pakicave kombëtare në procedurat administrative dhe gjyqësore dhe zhvillimin e procedurës administrative dhe të procedurës gjyqësore në gjuhën e pakicës kombëtare; përdorimin e gjuhës së pakicës kombëtare në komunikimin ndërmjet autoriteteve me pushtetet publike dhe qytetarëve; nxjerrjen e dokumenteve publike dhe mbajtjen e evidencave zyrtare dhe mbledhjes së të dhënave personale në gjuhët e pakicave kombëtare dhe pranimin e atyre dokumenteve në ato gjuhë si të vlefshme; përdorimi i gjuhëve të pakicave kombëtare në fletëvotimet dhe materialet e votimit; përdorimi i gjuhëve të pakicave kombëtare në punën e organeve përfaqësuese”, thotë Ligji për  përdorimin e gjuhës dhe shkrimit në gjuhën e pakicave./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/hqipja-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“Qyteti i haresë” që po i rikthehet lavdisë së dikurshme
Osmani takohet me avokatin e Popullit, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration