Osmani takohet me avokatin e Popullit, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë
Lokale

Osmani takohet me avokatin e Popullit, diskutojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

10.Oct.2022 16:39
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Kosovës, Naim Qelaj.

Temë kryesore e takimit ishte ndërmarrja e hapave të mëtejmë në adresimin e problemeve me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Presidentja Osmani dhe avokati i Popullit, Qelaj, diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim”, thuhet në komunikatën nga Presidenca.

Tutje, Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/smani-qelaj.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet publike mungon në Bujanoc, vetëm në ligjet e Serbisë
“Qoftë tash, qoftë në shekullin e ardhshëm, serbët do ta shohin se Kosova është shqiptarëve”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration