PD nisë bisedimet me PVD, LPD dhe UDSH (video)
Lokale

PD nisë bisedimet me PVD, LPD dhe UDSH (video)

11.May.2012 15:27
0
Në komunën e Bujanoc sot në orën 15h kanë filluar negociatat për formimin e qeverisjes lokale në mes të subjekteve shqiptare, raporton Titulli. Partia Demokratike e cila ka fituar më shumë vota në zgjedhjet lokale bisedimet për arritjen e koalicioneve do ti nisë me përfaqësuesit e degës së  Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, kurse në orën 17:30 minuta ato do ti vazhdojë edhe me Lëvizjen e Progresit Demokratik. Siç tha kryetari i PD-së Nagip Arifi, është paraparë që edhe një takim të mbahet në orën 20h me kryetarin e degës së Unionit Demokratik Shqiptar në Bujanoc, Mejdi Zeqirin. “Sot është paraparë që të bisedojmë dhe të shohim se a jemi dakord që të nisin bisedat për koalicion shqiptar të komunës së Bujanocit. Nuk do të flasim për ndarjet e funksioneve. Ky do të jetë një takim miqësor, ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojmë për gjërat konkrete, për ndarjen e posteve të vetëadministrimit lokale”, tha Arifi gjatë konferencës për shtyp. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale të 6 majit, partitë shqiptare kanë arritur ti fitojnë 30 ulëse në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, nga gjithsejtë 41. PD ka fituar 12 këshilltarë, PVD 9, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë. Sipas rezultatit të dalur nga këto zgjedhje, ekzistojnë disa variante për të arritur marrëveshje ndërmjet partive shqiptare që do të ishin stabile për katër vitet e ardhshme. Ekziston edhe varianti tjetër që subjektet shqiptare me ndihmën e atyre serbe të formojnë shumicën e nevojshme për të qeverisur. Mirëpo,  duke e ditur të kaluarën, një marrëveshje e tillë mund të sjellë kushtëzime, e ndoshta edhe bllokim të punës në kuvend, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtje të interesit shqiptarë në këtë komunë./Titulli.com/ http://youtu.be/7zFLdsbzd5gcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/kuvendi-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Gjykata anulon ankesat e serbëve të Bujanocit
A dërgoi Çeda Riza Halimin në Beograd ?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration