titulli.com
Lokale

A dërgoi Çeda Riza Halimin në Beograd ?

10.May.2012 15:29
0
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës fitoi një mandat në Parlamentin Republikan të Serbisë, të shpallur nga Komisioni Zgjedhor Republikan, raporton Titulli. Mandati i tyre shkon në dëm të koalicionit parlamentar “Prekoret”, e cila udhëhiqet nga PLD e Çedomir Jovanovicit, dhe e cila nga 20 ulëse sa kishte marrë, tani në sesionin e ri të Parlamentit do të marrë 19 ulëse. Nga Komisioni Zgjedhor Republikan u tha gjithashtu se në bazë të rezultateve të përkohshme nuk presin ndryshime në listat tjera. Gjithashtu Komisioni  Zgjedhor Republikan sonte deri ne ora 20h, duhet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 6 maj. Në zgjedhjet Parlamentare më së shumti ulëse fituan Partia  Progresive Serbe e Tomisllav Nikolicit 73 ulëse, ndërsa Partia Demokratike e Boris Tadicit ka fituar 67 ulëse, Partia Socialiste e Serbisë fitoi 44 ulëse, Partia Demokratike e Serbisë fitoi 21 ulëse, Koalicioni “Preokret” e cila udhëhiqet nga PLD e Çedomir Jovanovicit ka fituar 19 mandate, derisa Rajoni i Bashkuar i Serbisë mori 16 mandate në Parlamentin e Serbisë./Titulli.com/
PD nisë bisedimet me PVD, LPD dhe UDSH (video)
Zgjedhjet lokale në Medvegjë më 24 qërshor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration