PD: Angazhohemi për një shumicë shqiptare në mandatin  2024-2028 në komunë të Bujanocit
Lokale

PD: Angazhohemi për një shumicë shqiptare në mandatin 2024-2028 në komunë të Bujanocit

02.Jul.2024 09:17
0
Partia Demokratike në Bujanoc përmes një komunikate ka vlerësuar gjendjen e rezultatit zgjedhor dhe formimit të qeverisjes lokale në komunë të Bujanocit.
 
 
KOMUNIKATË E PARTISË DEMOKRATIKE RRETH PROCESIT ZGJEDHOR DHE REZULTATIT TË ZGJEDHJEVE LOKALE:
 
Të dashur anëtarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike,
 
Pas përfundimit të zgjedheve lokale të mbajtura më 2 qershor 2024, si dhe pas çertifikimit të rezultateve më datë 28 qershor 2024 dhe ndarjes së mandateve më datë 1 korrik 2024, Partia Demokratike lëshon këtë komunikatë për të vlerësuar rezultatin e arritur dhe procesin zgjedhor në përgjithësi.
 
Në zgjedhjet e fundit lokale nga numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote prej 43.081, në këtë proces të drejtën për të shprehur vullnetin e votës e shfrytëzuan 18.826 persona, apo 43.70%. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2020, dalja e shqiptarëve në këto zgjedhje është rreth 2000 persona më pak.
 
Nga kjo shihet qartë që procesi i pasivizimit të adresave të shqiptarëve ka ndikuar dukshëm në uljen e numrit të votuesve shqiptarë.
 
Partia Demokratike në këto zgjedhje ka marrë 2508 vota, apo 13.32% dhe ka siguruar 6 mandate në Kuvendin Komunal të Bujanocit.
 
Edhe pse jemi të zhgënjyer me rezultatin që kemi arritur, e vlerësojmë përkushtimin dhe angazhimin e secilit anëtar, aktivist e mbështetës të Partisë Demokratike, dhe i falemnderojmë për besimin e dhënë. Zgjedhjet janë moment ku qytetarët shprehin vullnetin dhe preferencat e tyre dhe ne respektojmë vendimet e marra në kutitë e votimit.
Partia Demokratike gjatë fushatës zgjedhore është përpjekur për të prezentuar programin e saj, për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve dhe për të ofruar vizionin për të ardhmen e komunës së Bujanocit. Përkundër rezultatit të pakënaqëshëm, PD është e vendosur të vazhdojë të punojë me përkushtim për të përmbushur qëllimet për mirëqenie dhe përparim të komunës sonë.
 
Në frymën e bashkëpunimit me partitë politike shqiptare, dhe të ndërgjegjshëm për historinë tonë kombëtare e njëherit dhe për stabilitetin, seriozitetin e situatës dhe zhvillimin e komunës së Bujanocit, Partia Demokratike angazhohet për ndërtimin e një shumice shqiptare në mandatin e ri 2024 – 2028.
 
Do të vazhdojmë të dëgjojmë dhe përfaqësojmë interesat e qytetarëve tanë, duke iu përgjigjur sfidave dhe mundësive që vijnë.
 
I falemnderojmë të gjithë përkrahësit tanë për besimin e vazhdueshëm dhe angazhimin që së bashku të ecim përpara deri në përmbushjen e vizonit tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Partia Demokratike
01.07.2024
copy(/home/titulli/public_html/images/image/d-bujanoc%3Dlogo.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Musliu ftesë për takim konsultativ koalicionit "Fronti për Ndryshim", qeverisja komunale
Deimel, pasardhësja e Borell: Shkëmbimi territorial mes Kosovës dhe Serbisë në agjendë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration