Musliu ftesë për takim konsultativ koalicionit "Fronti për Ndryshim", qeverisja komunale
Lokale

Musliu ftesë për takim konsultativ koalicionit "Fronti për Ndryshim", qeverisja komunale

02.Jul.2024 09:09
0
Shqiprim Musliu, nga lista e Lëvizjes së Progresit Demokratik ka ftuar në biseda koalicionin koalicionin "Fronti për Ndryshim".
 
Postimi i plotë në Facebook nga Shqiprim Musliu: 
 
Në bazë të marrëveshjes për koalicion paszgjedhor mes PD-së, PVD-së dhe LPD-së të inicuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në prill të këtij viti e të cilat më 2 qershor fituan 18 mandate për Këshilltarë në Kuvendin Komunal të Bujanocit, si dhe pas takimit konsultativ të realizuar më 23 qershor mes subjekteve në fjalë për kordinim rreth ndërtimit të koalicionit për bashkëqeverisje, sot në cilësinë e bartësit të këtij koalicioni ftuam për takim konsultativ bartësin e koalicionit Fronti për Ndryshim (APN, LB dhe UDSH), për të bashkërenduar qëndrimet për formimin e koalicionit të mundshëm me të gjithë këshilltarët shqiptarë për Komunën e Bujanocit, që do të reflektonte rezultatet e të dy koalicioneve paraprake.
 
Pas çertifikimit të rezultateve, sot ftuam Koalicionin Fronti për Ndryshim si dhe i bëjmë ftesë edhe zyrtarisht që nesër e martë më 02.07.2024, në ora 09:00 të fillojmë negocimin për ndërtimin e koalicionit për bashkëqeverisje të Komunës së Bujanocit.
 
Uroj e shpresoj që udhëheqësit e Frontit për Ndryshim të jenë vigjilent e të fillojmë një epokë të re bashkëpunimi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/usliu-lpd.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pajaziti ftesë për takim konsultativ me të gjitha subjeketeve politike në Bujanoc
PD: Angazhohemi për një shumicë shqiptare në mandatin 2024-2028 në komunë të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration