Partia Demokratike Shqiptare dorëzoi listën zgjedhore në Preshevë
Partia Demokratike Shqiptare ka dorëzuar dokumentet në komisionin komunal zgjedhor në Preshevëc për pjesëmarrje në lokale më 2 qershor 2024.
Postimi i plotë në Facebook nga Partia Demokratike Shqiptare:
Të dashur anëtar dhe përkrahës të Partisë Demokratike Shqiptare,
Ju faleminderit për mbështetjen tuaj, në procesin e mbledhjes së nënshkrimeve, që tregon qartë se përkrahja e dhënë ndaj listës zgjedhore të Partisë Demokratike Shqiptare, mbetet jetike për ne.
Sot, pranë Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), dorëzuam listën tonë të fitores, që do të mbahet më 2 qershor me vullnetin dhe dëshirën "Preshevën do ta fitojmë".
Kapacitetin për tu përballur me çdo sfidë e me çdo problematikë e ka veç PDSH, ku këtë e kemi dëshmuar ndër vite.
Na priftë e mbara!