“Panairi Lugina” në Zvicër: Bizneset ekspozojnë produktet e tyre (foto)
Për herë të dytë po mbahet Panairi i Bizneseve Shqiptare nga Lugina, “Panairi Lugina”. Panairi po zhvillohet për dy ditë radhazi, 11-12 maj 2024.
Adnan Ymeri, kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, njëherësh edhe organizator i këtij panairi në një prononcim për albinfo është shprehur i lumtur për organizimin e këtij Panairi.
Ai gjithashtu njoftoi se, në edicionin e dytë, janë 27 biznese që po ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Zvicër.
Pesë nga këto janë biznese nga Zvicra, tri nga Kosova dhe të tjerat nga Lugina.
Në këtë event që po mbahet në Uster të Cyrihut, ka marrë pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mustafa Nano dhe Konsulli i Kosovës në Cyrih,, Vigan Berisha.
Panairi është organizuar nga Fondit Humanitar për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në bashkëpunim me Komunat e Bujanocit e Preshevës dhe Unionet e Bizneseve.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/lba-zvicer.jpg): failed to open stream: No such file or directory