Pajaziti: Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit
Lokale

Pajaziti: Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit

03.Jun.2024 09:41
0

Arbër Pajaziti, kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit nga "Frontin për Ndryshim" ka falënderuar votuesit e zgjedhjeve lokale më 1 qershor 2024.

Postimi i tij në Facebook:

Faleminderit qytetarë të komunës së Bujanocit

Faleminderime plot 3371 herë për të gjithë Ju që votuat Frontin për Ndryshim, që besuat në këtë rrugë e cila shpie drejt një të ardhme më të mirë.
 
Faleminderit për 10.800 shqiptarë të komunës së Bujanocit që votuan për njërën nga 4 listat tona si motra në këto zgjedhje.
 
Faleminderit Ju që përshkuat me mijëra kilometra nga vende të ndryshme të Evropës për të dhënë votën në atdheun tuaj.
 
Bashkëvendas që punoni përkohësisht në Kosovë, faleminderit për mundin e treguar.
 
Ju komisionerë, Ju ishit hernonjt tanë.
 
Aktivistë dhe simpatizantë, angazhimi i Juaj është për çdo lëvdatë dhe meriton falenderime të panumërta.
 
Falenderime edhe për rivalët tanë, të cilët si gjatë fushatës, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, zgjodhën frymën demokratike të veprimit.
 
Bashkombas të dashur, me këtë fitore na obliguat që të krijojmë një shumicë të re qeverisëse në Bujanoc. Atë edhe do ta bëjmë. Shumë shpejt.
 
S’kemi kohë për të humbur, sepse na presin shumë punë.
 
Vota e juaj është një amanet për të bërë një Bujanoc ndryshe.
 
Gjithmonë në shërbinin tuaj!
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajaziti-apn.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale në Bujanoc, rriten shqiptarët (statistika)
Musliu: Ju, që besuat e bëtë të mundur që LPD të jetë subjekti i parë në komunën e Bujanocit?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration