Musliu: Ju, që besuat e bëtë të mundur që LPD të jetë subjekti i parë në komunën e Bujanocit?
Shqiprim Musliu, kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit nga lista "Lëvizja e Progresit Demokratik" ka falënderuar votuesit e zgjedhjeve lokale më 1 qershor 2024.
Postimi i tij në Facebook:
Të dashur qytetarë
Ju, që besuat dhe na u bashkuat në rrugën e nderit, e bëtë të mundur që LPD të jetë SUBJEKTI I PARË në komunën e Bujanocit.
Ju falënderojmë nga zemra secilin, veç e veç, për mbështetjen e jashtëzakonshme.
Ashtu siç ua kemi dhënë fjalën - do t’iu shërbejmë me nder dhe do t’ju bëjmë krenarë të gjithëve!