OVL bënë homazhe në vendin e lapidarit në sheshin e Preshevës (video)
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë ka shënuar festën e flamurit dhe pavarësisë së Shqipërisë.Nazmi Hajredini,kryetar i kësaj organizate së bashku me familjarë, veteran e invalid të luftës zgjodhën sheshin e qytetit të Preshevës vendin ku ishte pllaka përkujtimore e dëshmorëve të UÇPMB-së.
Ata bënë homazhe edhe tek varrezat e dëshmorëve dhe shprehën brengën e tyre për numër të vogël të pjesëmarrësve dhe mungesën e politikanëve në këto manifestime./Titulli.com/