Hapet një pjesë e korridorit 10, Vuçiq tha se rruga është perfekte
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mori pjesë në ceremoninë e hapjes të një pjese të autostradës E75, të korridorit 10 drejt Maqedonisë, i cili është është një nga korridoret më të rëndësishme të transportit pan-europianDuke komentuar vendimin e Bundestagut gjerman të japë dritë jeshile Serbisë për hapjen e kapitujve me BE-në, kryeministri i këtij vendi, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se me 14 dhjetor do të shkojë në Bruksel për hapjen e kapitujve 32 dhe 35, që kanë të bëjnë me kontrollin e financave dhe me Kosovën, raporton AA.
"I falënderoj deputetët gjerman, i falënderoj njerëzve në Bundestag që kuptuan se çfarë bëri Serbia. Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe, siç thashë, gjermanët e mbajnë fjalën e tyre. Dua t'i uroj qytetarët e Serbisë, sepse ata e merituan këtë dhe e fituan", ka thënë Vuçiç.
Këtë deklaratë për mediat kryeministri serb e bëri pas ceremonisë së hapjes të një pjese të autostradës E75, të korridorit 10, i cili është është një nga korridoret më të rëndësishme të transportit pan-europian që lidhë Austrinë, Hungarinë, Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Greqinë.
Ai shtoi se në Evropë mund të shkohet vetëm nëse bëhen progres dhe tregohet përparimi në të gjitha fushat dhe se vendi i tij ka edhe shumë çka për të bërë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/vucic-mitrovic-autoput.jpg): failed to open stream: No such file or directory