Orteku i borës e mbyt një grua në Brezovicë
Rajoni dhe Politika

Orteku i borës e mbyt një grua në Brezovicë

14.Feb.2024 08:06
0

Një grua e ka humbur jetën të martën si pasojë e një rënies së një orteku bore në Qendrën e Skive në Brezovicë, në jug të Kosovës.

Lajmi u bë i ditur për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai bëri të ditur se viktima është një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare.

“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.

Shërbimi për Kërkim dhe Shpëtim Malor i Kosovës tha se kishte pranuar një thirrje pasditen e së martës për ndihmë në pjesën e quajtur "Foleja e Shqiponjave" në qendrën e skive, e cila njihet si zonë e rrezikshme nga shkëputja e ortekëve të borës.

 

“Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifikuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimtë”, shkroi ky shërbim në Facebook.

Ekipet e shpëtimit i kishin dhënë ndihmën e parë mjekësore viktimës në vendin e ngjarje, por nuk kishin arritur ta mbanin në jetë.

“Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatores, shtetase e huaj”, tha ky shërbim.

Shërbimi bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë rrëshqitjes me ski jashtë shtigjeve zyrtare, për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rezovica.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Statistikat e Kamberit: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginë të Preshevës ka rënë 58%
Biden inkurajon Vuçiqin të bëjë edhe kompromise me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration