Biden inkurajon Vuçiqin të bëjë edhe kompromise me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Biden inkurajon Vuçiqin të bëjë edhe kompromise me Kosovën

14.Feb.2024 17:07
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e inkurajon Serbinë që të bëjë hapa përpara, “përfshirë edhe kompromise kur është e nevojshme”, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë nga afër me ju, me Prishtinën dhe me partnerët tanë nga BE-ja, për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, tha Biden.

Ai i bëri komentet në një mesazh urimi dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Republikës së Serbisë. 

Biden tha, po ashtu, se e inkurajon Serbinë që të vazhdojë të ecë përpara me promovimin e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve nga viti 2011.

Së voni, Qeveria e Kosovës nxiti reagim të ashpër nga SHBA-ja me një vendim që e ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Zyrtarë të administratës amerikane kërkuan tërheqjen e tij, duke paralajmëruar se çështja mund ta rrezikojë partneritetin me SHBA-në, dhe inkurajuan Kosovën që të angazhohet në dialog me Serbinë. 

Në telegramin dërguar Vuçiqit, që e transmeton ueb-faqja e Presidencës serbe, Biden tha gjithashtu se Serbia, nën udhëheqjen e tij, i është bashkuar grupit të vendeve demokratike në Kombet e Bashkuara, që e dënojnë luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e rëndësishme që ne të mbetemi të bashkuar në dërgimin e mesazheve të fuqishme të mbështetjes për Ukrainën dhe në dënimin e luftës brutale që Rusia e ka zgjedhur vetë”, tha Biden.

Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/iden-vucic.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Orteku i borës e mbyt një grua në Brezovicë
Vuçiqi e prezanton një sistem antidron që Serbia e bleu nga Rusia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration