
Një shqiptar propozohet në kabinetin e qeverisë së re të Serbisë
Kandidati për kryeministër të Serbisë, Duro Macut, i ka dorëzuar sot Kuvendit të Serbisë propozimin për përbërjen e Qeverisë së Serbisë së bashku me biografitë e anëtarëve të propozuar. Pjesë e qeverisë pritet të jetë edhe një shqiptar, Demo Berisha- si ministër i të Drejtave të Njeriut, të Drejtave të Pakicave dhe Dialogut Shoqëror.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, ka konfirmuar se propozimi ka mbërritur në Kuvend dhe se seanca është caktuar për nesër, më 15 prill, në orën 10:00.
Si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave është propozuar Sinisha Mali, si zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme është propozuar Ivica Daçiq, ndërsa si zëvendëskryeministre dhe ministre e Ekonomisë është propozuar Adrijana Mesaroviq.
Si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave është propozuar Dragan Glamoçiq, ministre e Mbrojtjes së Mjedisit, Sara Pavkov, ministre e Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, Aleksandra Sofronijeviq, ndërsa ministre e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Đedoviq Handanoviq.
Për ministre të Tregtisë së Brendshme dhe të jashtme është propozuar Jagoda Lazareviq, për ministër të drejtësisë Nenad Vujiq, për ministre të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq.
Si ministër i Mbrojtjes është propozuar Bratislav Gashiq, ministër i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, ndërsa për ministër të Integrimeve europiane, Nemanja Staroviq. Si ministër i Arsimit është propozuar Dejan Vuk Stankoviq, ministër i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, dhe si ministre për Punë, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski.
Si ministre për Kujdes ndaj Familjes dhe Demografisë është propozuar Jelena Zhari Kovaçeviq, për ministër të Sportit, Zoran Gajiq, për ministër të Kulturës, Nikola Selakoviq, dhe për ministër të Kujdesit ndaj fshatrave, Milan Krkobabiq. Si ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacioneve është propozuar Bela Balint, për ministër të Turizmit dhe të Rinisë Husein Memiq, dhe për ministër të Informimit dhe Telekomunikimeve, Boris Bratina, ndërsa për ministër të Investimeve Publike është propozuar Darko Glishiq/. rts.rs
copy(/home/titulli/public_html/images/image/uciq-dhe-Macut-720x368.jpg): failed to open stream: No such file or directory