Lokale
Nderohet Shaip Mustafë Presheva
Doli në dritë vepra e parë shqipe respektivisht monografia kushtuar veprimtarit të madh, patriotit të rrallë nga Presheva ‘Shaip Mustafë-Presheva në dokumentet arkivale e autorit Hasan Emërllahu. Gjithashtu është mbajtur akademi përkujtimore u mbajt sot në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë, njofton tvp.
Dita e sotme koinçidon me lindjen e 100 vjetorit të Shaip Mustafës i cili rrjedh nga një familje bujare nga fshati Bukuroc. Ai ishte diplomuar në fakultetin e drejtësisë në Beograd në vitin 1939 kurse në vitin 1935 ishte anëtar i Shoqatës ilegale Besa.
Evenimenti filloi me antonimin e himnit kombëtar nga okteti preshevar ndërsa më pas me një minutë heshtje të pranishmit e nderuan jetën dhe veprën e të ndjerit Shaip Mustafë Presheva.
Hapjen e këtij promovimi e bëri Kryetari i Kuvendit të Komunë së Preshevës Ramiz Latifi i cili i përshëndeti të pranishmit e familjarët e tij.
Kryetari i Kuvendit tha se veprimtari Shaip Mustafa tërë jetën ia kushtoi kauzës së kombit tonë. Ndërkaq Abdurrahaman Zylfiu, historian elaboroi tërë biografin e veprimtarit të shquar Shaip Mustafa që nga rinia e deri në vdekje.
Zoti Zylfiu theksoi se dita e sotme është një ngjarje historike e kombit tonë. Më pas për mes video projektorit ishte përgatitur deklamimi me titull ‘Ç’ju thonë ata sy ‘.
Në anën tjetër Rexhep Bunjaku nga Kaçaniku i përshëndeti të pranishmit e në veçanti familjen e veprimtarit të bijën Teuta e cila ishte pjesëmarrëse nw promovin e librit kushtuar të atit të saj. Ai në hollësi foli për flijimet e tij në burgjet e Nishit, madje tha se Shaip Mustafë Presheva ishte viktime e ideologjisë komuniste.
Në kuadër të këtij promovimi u prezantua edhe deklamimi i dytë për Shaip Mustafën e që më pas foli magjistër Qerim Lita, zëvendësdrejtor i Arkivit në Maqedoni.
Zoti Lita ishte bashkëpunëtor i autorit të librit Hasan Emërllahu që dha një kontribut të çmueshëm për nxjerrjen në dritë të këtij libri dy vëllimesh. Jonuz Fetahaj redaktori i librit shprehet se e kam të vështir të flas kur Presheva sot po shënon njëqind vjetorin e atdhetarit Shaip Mustafa.
Ndërkaq e emocionuar para shumë familjarëve, miqve e dashamirëve të librit foli e bija e Shaip Mustafës e cila jeton në Shkup Teuta Krashnica Çuçkova. Ai i falënderoi të gjithë që ndihmuan nxjerrjen e këtij libri në dritë e në veçanti autorin e librit.
Autori i librit Hasan Emërllahu nga Rahovica e Preshevës tha se jam i privilegjuar që mu mundësoi Perëndia të zbardhi një vepër njeriut, detarit i cili luftoi për kauzën tonë shqiptare.
Autori i librit nuk la pa falënderuar edhe Arkivin e Kosovës, Qerim LItën dhe Rexhep Bunjakun që i krijuan rrugë dhe bashkëpunim për daljen e kësaj vepre mjaft të çmuar.
Në fund drejtori i Shtëpisë së Kulturës Naser Nuredini kishte përgatitur një koktej rasti në shenjë nderimi dhe respekti./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/shaipMustafa-presheve1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!