Halimi: Zgjedhjet lokale në Medvegjë, shfrytëzone të drejtën e votës
Lokale

Halimi: Zgjedhjet lokale në Medvegjë, shfrytëzone të drejtën e votës

23.Jun.2012 18:46
0
Deputeti Halimi fton shqiptarët e Medvegjës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre në zgjedhjet e nesërme lokale masovikisht. Medvegjasit ndarës nga dy komunat tjera me shumicë shqiptare nesër do të mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre në mandatin katër vjeçarë. Duke pas parasysh se trungu elektoral i shqiptarëve në Medvegjë është shpërndarë jo me vullnetin e tyre, por për shkak të dhunës shtetërore serbe, deputeti i vetëm shqiptarë Riza Halimi, ka ftuar medevgjasit që nesër masovikisht të jenë në vendvotime, sepse sipas tij kjo çështje është e rëndësisë së veçantë për mbrojtjen e  interesave kombëtare atje. Në Komunën e Medvegjës nesër pritet të mbahen zgjedhjet lokale, me ç`rast qytetarët do të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për përfaqësim në institucionet komunale gjatë katër viteve të ardhme. Shqiptarët e Medvegjës, ndonëse në numër dukshëm më pak se para një dekade, në këto zgjedhje kanë arrit të formojnë një listë të vetme, atë të Partisë për Veprim Demokratik. Deputeti i vetëm shqiptarë, njëherësh Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, në prag të mbajtjes së zgjedhjeve ka ftuar shqiptarët e Medvegjës, që në mënyrë më masovike të jenë para vendvotimeve dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare të garantuar me norma ndërkombëtare. Halimi ka thënë se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Medvegjë para së gjithash është interes kombëtarë, sidomos ky tashëm po paralajmërohen bisedimet në nivel qeveritar mes Kosovës dhe Serbisë, gjë  e cila sigurisht do të shtojë perspektivën për një jetë në favor të shqiptarëve edhe në Medvegjë. Përfaqësimi institucional është forma e vetme legjitime e cila mundëson qasjen për përmirësimin e nivelit të drejtave qytetare. Shqiptarët e Medvegjës si pasoj e dëbimeve të dhunshme  shtetërore serbe dhe shpërnguljeve masovike, janë vendosur kryesisht në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Matiçanë, si dhe qendra të tjera të Kosovës dhe në Diasporë. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Medvegjës, për nesër kanë organizuar më se 13 autobusë të cilët do të bartin votuesit shqiptarë nga Fushë Kosova dhe Matiçani deri në Medvegjë. Ndërkohë për pjesëmarrje në zgjedhjet e nesërme është siguruar edhe qarkullimi i lirë në pikë kalimin kufitarë në mesë të Kosovës dhe Serbisë,  në Mutivodë. Ndryshe në Medevgjë të drejtë vote kanë 10.247 qytetarë, të cilët kanë mundësi të votojnë njërën nga  gjashtë listat e subjekteve politike që konkurrojnë në zgjedhjet lokale edhe atë në 28 vendvotime. Lista e Partisë për Veprim Demokratik mban numrin një në listën zgjedhore dhe është lista e vetme shqiptare që është certifikuar për zgjedhjet e nesërme lokale./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/Riza-Halimi-parlament.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Nismë e Universitetit Columbia për bashkimin e shqiptarëve
Nderohet Shaip Mustafë Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration