MustafI: 451 persona të angazhuar në Luginë nga grantet e ndara të Kosovës
Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka shkruar për rezultatet e ndikimit nga Memorandum Bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Postimi i tij në Facebook:
451 PERSONA JANË TË ANGAZHUAR DIREKT NGA GRANTET E NDARA NË LUGINË DERI MË TASH!
Impakti i Memorandum Bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar me i madhi ndonjëherë në Luginë!
Përgjatë këtyre muajve, përmes projekteve të mbështetura nga KKSH dhe Qeveria e RKS, pas vëzhgimit të stafit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, konstaton se 451 persona janë të angazhuar direkt nga grantet e ndara.
Ky është impakti më i madh, më seriozi e më mirë zbatuar nga Republika e Kosovës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Përveç ringjalljes së jetës publike në Luginë të Preshevës, nga Këshillii Kombëtar Shqiptar, 451 persona po angazhohen dhe japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme si arsimi, arti, kultura, teatri, letërsia, filmi dokumentar, trashigimia kulturore, trashigimia materijale e jo materijale, të rinjtë, gratë, televizionet, mediat, boksi, fudbolli, handbolli, basketbolli, ambienti, kuizi, gjimnazistët e 78 nisma dhe projekte të mbështetura në të gjitha fushat e jetës publike.
Së bashku me 4010 fillorist, 950 parashkollorë, 107 studentë, tanimë edhe 451 shqiptar, e që së bashku 5518 familje shqiptare, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë ndjerë drejtpërdrejt dorën e Republikës së Kosovës në ekonomitë e tyre