Ministria shpalli zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar për 7 maj
Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialog social ka shpallur zgjedhjet për 7 maj për anëtarë të Këshillit Nacional të Pakicës Kombëtare Shqiptare, të cilat do të mbahen përmes Kuvendit Zgjedhor, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie, përcjellë Titulli.com.
Në këto zgjedhje përmes kuvendit të elektorëve do të zgjidhen 15 anëtarë përbërësi të Këshillit kombëtar Shqiptar.
Një ftesë publike për të gjithë zgjedhësit që të dorëzojnë me kohë aplikacionet e plota me shkrim për pjesëmarrje në asamblenë zgjedhore, informacione të mëtejshme dhe dokumentacion tjetër përkatës do të jenë në dispozicion në www.minljmpdd.gov.rs.
Kërkesat zgjedhore dorëzohen drejtpërdrejt në adresën e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialog Social, Bulevar Mihajla Pupina 2, Beograd.
Vlen të theksohet se nga zgjedhjet e fundit të drejtpërdrejta të mbajtura më 13 nëntor 2022 për Këshillin Kombëtar Shqiptar anëtarët nuk arritën të formojnë shumicë për të qeverisur më institucionin e vetëm shqiptarë në Serbi.
Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve zgjedhore është data 7 prill./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ksh-.jpg): failed to open stream: No such file or directory