Lokale
Ministri i Mbrojtjes në Bujanoc, kundër përgatitjeve të misioneve paqësore në bazën “Jug” (foto)
Shteti do të bëjë çdo përpjekje për të përmirësuar statusin special të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë, ka porositur sot Ministri i Mbrojtjes Bratisllav Gashiq gjatë vizitës që i bëri zonën së sigurisë tokësore në komunë të Bujanocit.
Gashiq në Zonën tokësore të sigurisë është njoftuar me aktivitetet e pjesëtarëve të brigadës së 4-të të Ushtrisë së Serbisë në këtë zonë.
“Jam i bindur thellë se Ushtria e Serbisë i është përkushtuar maksimalisht përmbushjes së gjithë asaj të cilën ia ka besuar udhëheqësia shtetërore. Do të bëjmë gjithçka që të përmirësojmë kushtet e jetesës në këto objekte, por shohë që edhe ata mundohen që ato të jenë në nivelin që ushtria ka. Gjithsesi duhet të kemi kujdes në periudhën e ardhshme për të përmirësuar statusin e të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë”, ka thënë ministri Bratisllav Gashiq, transmeton Titulli.
Në pyetjen e gazetarëve se qëllimi i bazës “Jug” në komunë të Bujanocit mund t’i ndërrohet statusi në mënyrë që në te të bëheshin përgatitjet për misione ndërkombëtare, Gashiq është përgjigjur se kjo nuk është e vërtetë dhe se Ushtria e Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë investimet në këtë bazë.
“Për momentin këtu janë investuar shumë para dhe sipas projektit i cili është nisur në fillim ashtu edhe do të vazhdohet. As që është menduar për ripozicionim të njësive”, ka thënë Gashiq.
Për dallim nga Ministri i mbrojtjes i Serbisë , gjatë qëndrimit të së hënës në Bujanoc, Ambasadori i SHBA-së në Beograd Michael Kirby tha se ka biseduar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin edhe për bazën ushtarake “Jug” që në një të ardhme të shkurt të shndërrohet në një bazë për pjesëmarrje në misione paqësore nëpër botë.
Sido që të jetë, ministri Gashiq përveç në bazën ushtarake “Jug” sot ka qëndruar edhe në fshatin kufitar me Kosovën, në Dobrosin, ku ka të stacionuara forca ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!