Mbetet problem mosnjohja e diplomave të UP-së
Mosnjohja e diplomave të Universiteteve të Kosovës nga institucionet shtetërore serbe, vazhdon të mbetet ndër problemet kryesore të arsimit shqip në Luginën e Preshevës.Përfaqësues të Komisionit për Arsim pranë Këshillit Nacional Shqiptar, kanë kërkuar disa herë zgjidhjen e këtij problemi, por deri më tani kjo çështje vazhdon të jetë e bllokuar, raporton RTK.
Në Këshillin Nacional Shqiptar, shpresohet në trysninë ndërkombëtare, gjatë procesit të bisedimeve në Bruksel, ashtu që Serbia t'i njohë diplomat nga Kosova për studentët e Luginës si dhe ta lejojë përdorimin e teksteve shkollore nga Kosova.
Studentët nga Lugina e Preshevës, tradicionalisht kanë studiuar në Universitet e Kosovës, ndërkohë që bllokada e Serbisë për mosnjohje të diplomave ka detyruar ata të gjejnë alternativa në universitete të tjera të rajonit. /Titulli.com/