Lokale
Marzia Cimmino takon Beqirin, interesohet për arsimin shqip në Luginë
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Galip Beqiri, sot ka pritur në takim pune Këshilltaren Politike të Ambasadorit të OSBE-së, Marzia Cimmino dhe shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc, Eric Manton
Sipas kumtesës së lëshuar nga ky organ, temë e diskutimi në takim ishte procesi edukativo- arsimor në shkollat me mësim në gjuhën shqipe dhe sigurimi i teksteve në gjuhën shqipe për shkollat fillore, përkatësisht gjetjen e një mënyre më të lehtë për t’i siguruar ato pak tekste që nuk i është gjetur zgjidhja.
Njëkohësisht është biseduar për tekstet në gjuhën shqipe për shkollat mesme në Luginën e Preshevës, si për drejtimet e përgjithshme, ashtu edhe për drejtimet teknike – profesionale.
Organi që ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në katër fusha thotë se është vlerësuar lartë bashkëpunimi në mes të KKSh-së dhe përfaqësuesve të OSBE-së, duke vënë theksin jo vetëm në tekstet që duhet të sigurohen, por edhe në fushat me interes për shqiptarët e Luginës së Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!