Intervista
Marigona e Medvegjës, me flamurin kombëtarë
Intervistë me zonjushën Marigona Neziri, anëtare e SH.K.A "Medvegja" dhe përgjegjëse për grupin e fëmijëve në këtë shoqëri
Valis, 16 korrik
Tashmë, dihet, se kanë filluar pushimet e mërgimtarëve në atdhe, tashmë, në atdheun tonë, iu ka kthyer gjallëria shumë qyteteve e fshatrave, me ardhjen e mërgimtarëve tanë për të pushuar në atdhe, dikush dy javë e dikushi tre, e gjatë këtyre javëve, si asnjëherë më parë, shihen plot vetura, dasmorë, e përplot e përplot qyteti e fshati gjallëri. Gjallëri që nuk mundesh të përshkruash me pak fjalë. Ndoshta, nëpër qytetet e mëdha, edhe nuk mundesh ti vëresh mërgimtarët tanë, por, kur sheh dasmorë me plot vetura, do të shohësh, se mbi 50 % e tyre, janë me targa të diasporës. Dikushi i thot sezoni i dasmave, e dikushi edhe me fjalë të tjera, por ne mërgimtarët e shohim më ndryshe, më realisht, se sa ata, që munden edhe të lëshojnë ndonjë fjalë pa hiri, si prej kornerave…
Gjatë tërë vitit, një mërgimtarë me shpirt e zemër është në atdhe dhe mezi, se pret të vijë sezona e pushimeve e të shkoj në atdhe, e që sigurisht, se vetëm shkuarja dhe ardhja, i kushton sa 10 ditë në bregdetin më të mirë të Turqisë apo ndonjë shteti tjetër. Shtrohet pyetja, pse Prishtina mos ka deti, Tetova, Medvegja, Presheva, Gostivari, Kumanova, Peja, Gjakova, Gjilani, jo, natyrisht, se nuk kanë deti, por, është familja, është vendlindja, që njeriu ndjehet më mirë se kudo tjetër.
Malli për atdhe, nuk shuhet për mërgimtarin. Është kjo diasporë, që ka dhënë, jep e do të jep gjithçka që kërkohet nga atdheu, e për këto tema nuk do të ndalemi kësaj here, se me qindra herë, kemi shkruar dhe lexuar, por do të bashkëbisedojmë, me një zonjushë, e cila, është e angazhuar shumë në diasporë, ajo erdhi kur i kishte dy vjet në mërgim, atëherë, kur kishte mësuar ca fjalë shqipe, atëherë, që nuk e dinte se ku po shkon, atëherë, që i mbet loja e fëmijëris në atdheun e saj, e për të kaluar me orë të tëra drejt një vendi të huaj. Ajo, sigurisht se nuk e dinte, se ku po shkon, ajo nuk e diti, se këtu lodrave nuk i thuhet lodra, atje nuk i thuhet bukës bukë, si në atdhe, e ujit, por ndryshe, por si nënshkrim në shpirt, ka edukatën e prindërve, që rritën dhe edukuan sikurse të ishte në atdhe, të jetë e lidhur gjithmonë me vendlindjen e saj dhe të doj përgjithmonë vendin e të parëve. Rinia e diasporës, është treguar dhe po tregohet shumë e suksesshme nëpër vende të ndryshme të botës që jetojnë, e për sukseset e tyre kemi mësuar shumë, e natyrisht, se dita ditës, sukseset e të rinjëve po rriten dhe kjo është mburrje për të gjithë ne.
Nuk është e lehtë të depërtosh në sukseset e atij shteti ku jeton, por falë punës dhe angazhimit maksimal, të rinjë tanë, po kanë suksese, e padyshim, se edhe ato shtete ku jetojnë, i japin përkrahje maksimale, pa dallime, se nga cili vend vjenë, çfarë gjuhe, ngjyre apo feje i takon, me rëndësi, të jesh i suksesshëm dhe i dhënë pas një suksesi. Kemi lexuar dhe po lexojmë, shpesh nëpër disa media, se rinia e diasporës, nuk po e flet sa duhet gjuhën amtare, kjo ndoshta edhe është e drejtë, për disa, por, një gjë duhet shikuar dhe ngritur zërin, se sa po angazhohemi, që ajo rini, të jetë e e fuqishme edhe në këtë drejtim, edhe pse, ndoshta mundesh ti numërosh në gishta ata, që nuk e flasin bukur shqipen, sepse shkollat plotësuese shqipe, janë duke e dhënë një kontribut të madh, bashkë me shoqëritë kulturo artistike. E për këtë, përsëri nuk duam të ndalemi, sepse kemi shkruar dhe lexuesit tanë janë të njohur shpresoj, por, se rinia e diasporë, është në sy të mirë të çdo shteti ku jetojnë ata, është e dëshmuar dhe e pashme, edhe kjo nuk do komente më shumë, shiko, se në çdo vend të shoqërisë së atij shteti, ka të rinjë shqiptarë, në pozita super të mira të punës, falë shkollimeve të ndryshme që po i kryejnë.
Si një dëshmi e suksesit, që dita ditës po arrijnë të rinjtë dhe të rejat tona, flet edhe protagonista e kësaj interviste, zonjusha Marigona Neziri, e cila, në moshën dy vjeçare erdhi me familjen e saj në Charrat të Valisit-Zvicër dhe që nga ajo kohë, ajo bënë jetën e gurbetit. Por, edhe më të ardhur në këtë shtet, falë edukatës së prindërve të saj, Marigona, përveçse është një vajzë me edukatë të lartë, ajo është edhe e suksesshme në shkollën zvicerane, por edhe shumë aktive në SH.K.A "Medvegja" me qendrën e saj në Fully, e cila, ka dhënë jo më pak se mbi 50 shfaqje të ndryshme nëpër tërë Zvicrën, në aktivitete të mërgatës sonë, por edhe në mesin e miqëve zviceranë.
Marigona, është edhe përgjegjëse në këtë shoqëri, për grupin e fëmijëve, pra përveç angazhimit të saj, që e kishte në shkollë, ajo me vullnet jepte kontribut në këtë drejtim, bashkë me xhaxhain e saj, veprimtarin e njojur Musa Nezirin, që është themelues i kësaj shoqërie dhe njëherit drejtor e koreograf i shoqërisë.
[caption id="attachment_80429" align="alignleft" width="215"] Marigona me të fejuarin e saj në Fully të Zvicrës[/caption]
Marigona, së bashku me gjithë familjen e saj, është e dhënë për këtë shoqëri dhe babai i saj, Zenel Neziri, drejton me sukses, për disa vite me radhë edhe Shoqatën Humanitare "Medvegja"-Fully. Se babai i Marigonës, gëzon autoritet të madh, j vetëm tek vëllezërit tanë shqiptarë, por edhe tek miqtë zviceranë, kjo është e mësuar për gjithë opinionin tonë përmes mediave tona, si ato të shkruata dhe vizuele, por Marigona, bashkë me vëllaun e saj, kusheritë dhe kusherirat, janë alfa dhe omega e kësaj shoqërie, sepse përbëjnë një numër të madh të kësaj familjeje, që janë kryesisht të angazhuar në shoqatë dhe shoqëri.
E këto ditë, Marigona, me sukses, ka përfunduar edhe shkollimin e lartë në Sion të Zvicrës për Motër Medicinale, e cila, gjatë këtyre viteve sa ishte në shkollë, edhe pse kishte ngarkesa të studimit, ajo asnjëherë, nuk iu largua shoqërisë, por duke dhënë kontribut të pazëvendësueshëm, ku e sheh herë në valle e herë me role të ndryshme artistike në shoqëri. Marigona, e edukuar nga prindërit e saj, me shumë vullnet edhe vesh veshjet kombëtare për të prezentuar si duhet traditën tonë kulturore në ato manifestime që prezenton kjo shoqëri.
Marigona edhe pak ditë ka datëlindjen e saj, ajo është e lindur më 13.09.1991 në Banjë të vjetër të Medvegjës, por më 3 gusht, ka edhe dasmën, ajo do martohet. Bashkim Kadriu nga Tupalla e Medvegjës, një djal i suksesshëm, i cili rrjedh nga një familje e njohur për të mirë nga ajo pjesë e Medvegjës, është i fejuari i Marigonës, ai kishte pas jetuar në Kosovë, por me të fejuar me Marigonën, merr rrugën e gurbetit, për një jetë më të mirë, por asnjëherë për të harruar atdheun. Me të ardhur në Zvicër, ai u mirëprit mirë nga familja e Marigonës, nga babai i saj, veprimtari i njohur Zenel Neziri.
Me t`iu bashkuar Bashkimi kësaj familjeje dhe duke e ditur, se e fejuara e saj është pjesë e SH.K. A "Medvegja" edhe ai iu bashkua duke dhënë kontribut të veçantë, ku sot, është anëtarë i saj. Kësaj here, ne bashkëbiseduam me Marigona Nezirin, e cila, më 03.08.2013, do të bëjë dasmën, jo në Zvicër, por në Kosovë, por, me dëshirën e saj, që të shkoj edhe në Medvegjë, atje ku ka lindur, për atje, që tërë kohën ka menduar dhe e ka përmendur, jo vetëm ajo, por e gjithë familja e saj. Atje, na thotë Marigona, do të shkojmë e fillojmë dasmën dhe pastaj, do ta kryejmë në Kosovë e për të vazhduar në Zvicër.
Marigona, gjatë këtyre viteve, sa ishte njohur me të fejuarin e saj Bashkimin, gjithnjë mendonin, që të bëjnë dasmën në Medvegjë, por duke kujtuar, se jo të gjithë dasmorët, do ta kenë ate mundësi të jenë pjesë e gazmendit, e për shkaqe tashmë të njohura, vendosën, me pëlqimin e të dy familjeve, që ta bëjnë në Kosovë, por do ta fillojnë në Medvegjë, nga Banja e vjetër dhe nga Tupalla, nga ato toka kreshnike Dardane. Marigona e hareshme, që nga sytë e saj shihet sinqeriteti dhe një vajzë e edukuar në frymën kombëtare, si një burrneshë, me modesti na jep përgjigjet nga pyetjet tona të shtruara. Ajo të themi sinqerisht, nuk kishte dëshirë të fliste për veten e saj, por, me pak fjalë, ne kemi kuptuar edhe gjithë angazhimin e saj superior që jep në shoqëri dhe që ka dhënë në shkollë, e që, mundet të jetë model edhe për shumë të reja mërgimtare, se falë punës së pandëprerë, kryhet edhe shkolla me sukses për motër medicinale,profesion me perspektivë në Zvicër. Për të mësuar më shumë nga Marigona, do ju lëjmë që të kuptoni gjatë kësaj interviste.
[caption id="attachment_80434" align="alignright" width="200"] Marigona dhe vëllau i saj Samiri me veshje kombëtare në mes të Zvicrës[/caption]
Ju falënderojmë për kohën që keni ndarë për të bashkëbiseduar?
Marigona Neziri-Kadriu: Është nder dhe kënaqësi për mua që të bashkëbisedojmë. Më lejoni t`ju falënderoj.
Atëherë, para se të fillojmë bisedën, ju uroj për suksesin e arritur, që keni përfunduar shkollimin e lartë në Sion të Zvicrës për motër medicinale?
Marigona Neziri-Kadriu: Ju falënderoj shumë.
Pse e zgjodhët këtë drejtim për të studiuar dhe jo ndonjë drejtim tjetër?
Marigona Neziri-Kadriu: Si e vogël, kam dashur që ti ndihmoj të tjerëve. E këtë e kemi edhe trashëgim sigurisht, se edhe babi im e xhaxhallarët, nuk dinë të ndalen së ndihmuari. Kam dashur, që një ditë, të ndihmoj edhe mërgimtarët tanë me profesionin tim, sepse ka mërgimtarë e mërgimtare, me moshë të thyer, që nuk e njohin shumë mirë gjuhën franceze, e shpesh i shohim nëpër spitale, ata padyshim, se do ta kenë më të lehtë, kur shohin ekip shqiptarë. Ne falënderojmë shumë këtë shtet, i cili, dihet, se është i njohur edhe me të arriturat e saja në mjekësi, lirisht mundemi të themi, se është një ndër shtetet më të fuqishme të europës ndoshta edhe të botës, që ka rregull dhe profesionalizëm të përpiktë. Prandaj, i kërkova edhe prindërve, që të vazhdoj për motër medicinale dhe ata menjëherë pranuan dhe me përkrahjen e tyre, e kam kryer me sukses dhe tash shpresoj, se do të gjej edhe punën dhe do të jam kontributin tim profesional.
[caption id="attachment_80430" align="alignright" width="300"] Marigona në rolin e nuses në një manifestim në Fully të Zvicrës[/caption]
Gjatë këtyre viteve sa keni studiuar në Sion të Zvicrës, çka ju ka lënë më shumë përshtypje?
Marigona Neziri-Kadriu: Shumë gjëra. Prej A e deri në Zh është e sigurt dhe profesionalizëm. Mbi të gjitha jo vetëm në Sion, por në tërë Zvicrën, ka pastërti dhe rregull. Pastaj, gjatë shkollimit, ka edhe praktikë e padyshim, se edhe ekipi i shkollës është shumë i afrueshëm me nxënësit dhe të japin gjithnjë elan për studime.
Na thatë se keni pasur praktikë të shumtë gjatë shkollimit, kur keni parë ndonjë pacientë shqiptarë dhe kur ka kuptuar se jeni shqiptare, si ishte reagimi i tyre, ju kujtohet ndonjë rast?
Marigona Neziri-Kadriu: Po, gjithsesi më kujtohet. Kur i flasim shqip, gëzohen, më ka ndodhur, që kam parë mërgimtarë, që menjëherë i ka dalur loti, gëzohen, kur shohin, të rinjë apo të reja, me mantela të bardha, pra mjekë. Ne e dijmë, se në Zvicër ka plot mjekë shqiptarë edhe ate me emër të njohur, e ne krenohemi padyshim me suksesin e tyre. Është normale, për një njeri të mirë, kur sheh suksese, ai gëzohet, e nuk po flasim për ata që janë shpirtëngushta, e xhelozë, por fatbardhësisht, gjithnjë kam parë njerëz pozitiv. Ne kryejmë punën tonë dhe të gjithë pacientët janë të njejtë, por normal, se kur të flet shqip, mundohesh 101% të ndihmosh, sepse, gjeneratat e vjetra, nuk e zotërojnë të gjithë rrjedhshëm gjuhën franceze, e shpesh edhe kanë pengesa, por ne i ndihmojmë atyre.
Ke marrë ndonjë ofertë për punë?
Marigona Neziri-Kadriu: Deri më tash jo, sepse para pak ditësh e kam kryer shkollimin, pra e kam marrur diplomën. Tash kam ca obligime të tjera dhe padyshim, se do ta gjej vendin e merituar të punës, ku jam angazhuar. Zvicra fatbardhësisht, nuk ka inate, pse nuk je shqiptarë, te këta me rëndësi, është që të jesh njeri dhe profesionist e punëtorë. Kjo është suksesi i Zvicrës, i këtij shteti të madh, bujar e solidarë. Këtë shembull dhe plot të tjerë, që ka ky shtet, duhet ta marrin shumë shtete, sepse vetëm me punë arrihen sukseset. Shikojeni këtë shtet, se ku ka arritur, vetëm shikojeni mjekësinë sa është e zhvilluar e të mos flasim për gjëra të tjera. Pas pushimit të verës, do ta gjejmë punën dhe mezi pres, që të kontribuoj në këtë profesion që e kam dashur dhe e dua shumë.
Pushimet e verës kanë filluar dhe ju së bashku me familjen do të shkoni këto ditë dhe kuptuam, se do ta keni edhe dasmën. Kur e keni dasmën dhe pse vendosët ta bëni në Kosovë?
Marigona Neziri-Kadriu: Është e vërtet kanë mbetur edhe pak ditë, kur do të nisemi për në pushimet verore, e për ne mërgimtarët, ka mbet të thuhet pushime, se në atdhe, gjatë asaj kohe, kemi dasma e gazmende të ndryshme. Dasmën kemi vendosur me të fejuarin tim dhe me dy familjet tona, ta bëjmë më 3 gusht. Familja e Bashkimit është në Kosovë e Medvegjë, prandaj, edhe ne vendosëm ta bëjmë atje, por edhe dasmat e atdheut janë më të mira sipas mendimit tim.
"Më mirë se në Medvegjë nuk ka, por duhet kuptuar, se si është koha andej, jo të gjithë miqtë tanë, do të mundin të vijnë, për arsye të njohura, por, flamurin kombëtarë, do ta dërgojmë në Medvegjë dhe me te do të vijmë në Kosovë, e ai flamur është nga Medvegja".
A do ta vizitoni Medvegjën?
[caption id="attachment_80432" align="alignleft" width="300"] Marigona me familjen e saj, gjyshen, babain, nënën dhe vëllaun[/caption]
Marigona Neziri-Kadriu: Gjithsesi. Shpresoj shumë, se dasmën do ta filloj në fshatin tim të lindjes në Banjë të vjetër e Bashkimi në Tupallë dhe pastaj, drejt Kosovës. Më mirë se në Medvegjë nuk ka, por duhet kuptuar, se si është koha andej, jo të gjithë miqtë tanë, do të mundin të vijnë, për arsye të njohura, por, flamurin kombëtarë, do ta dërgojmë në Medvegjë dhe me te do të vijmë në Kosovë, e ai flamur është nga Medvegja. Medvegjën gjatë tërë vitit e kemi në zemër dhe shpirt, jo vetëm në familjet tona, por edhe në programe e manifestime të ndryshme. Gjithsesi se e vizitoj Medvegjën, nëse nuk e vizitoj Medvegjën, më duket, se nuk kam qenë në pushime. Shumë është e bukur, e meriton të jetë më mirë, ajo Medvegjë e këndshme.
A do të vije dita ndonjëherë, që në Medvegjë, të bëhen dasmat ashtu si janë bërë dikur?
Marigona Neziri-Kadriu: Ndoshta edhe nuk mundem të jap përgjigje të merituar, sepse nuk kuptoj shumë nga politika, sepse në shoqatë dhe shoqërinë tonë, ka veprimtarë të veprave e jo fjalëve, por, jam shumë optimiste, se do të jemi për Medvegjën tonë komplet edhe ate shumë shpejt. Ne kryesore, edhe gjenerata e re, nuk e kemi harruar Medvegjën, ne e dijmë, se ajo tokë është e të parëve tanë dhe do të jetë përgjithmonë. Njeriu mundet të shkoj në ndonjë qytet tjetër të jetoj, por vendlindjen nuk e harron. Gjithnjë, i dëgjoj prindërit, vëllaun, bashkëshortin, xhaxhallarët, kusheritë e kusherirat dhe veprimtarë të tjerë medvegjas, duke folur për të mirën e Medvegjës, e di, se në shpirt e kanë Medvegjën, e gjërë sa përmendet, mirë do të jetë, ai vend nuk harrohet. Edhe babi më flet shumë për ato toka shqiptare, e dijmë, krejt se si ka ardhur kjo situatë, por do të vijnë ditët e mira.
Mendoni se gjenerata e tretë mërgimtare nuk po e flet gjuhën shqipe si duhet?
Marigona Neziri-Kadriu: Nuk e besoj, se pata ndonjë vështirësi gjatë bisedës sonë. Ka edhe nga ata të rinjë që jetojnë në mes të Prishtinës dhe flasin nëmes veti anglisht. Ndoshta, dikujt, i duket vetja më përparimtarë të mos e flas gjuhën e të parëve, ose më kuller në guhën rinore, por kjo nuk është e hijshme. Ka edhe këtu që flasin nëmes veti frengjisht, paksa është e kuptueshme, se tërë ditën e kanë në gjuhën frenge, por kur vijnë në shtëpi, flasin shqip. Por, kjo nuk do të thotë, se flet ndonjë herë në gjuhën frenge dhe e ke harruar shqipen.
"Kemi marrur lavdata të shumta, jo vetëm nga personalitete shqiptare, veprimtarë të të gjitha trevave shqiptare, por edhe nga miqë zviceranë".
Jeni e angazhuar edhe në SH.K.A "Medvegja", bashkë me të fejuarin tënd, vëllaun, e kusheri dhe kusherira. Sa je e kënaqur me programet që keni paraqitur?
Marigona Neziri-Kadriu: Po jam pjesë e shoqërisë. Aty ndjehem shumë mirë. Kam të fejuarin tim, vëllaun, kusheri e kusheria, bashkëvendase, me një fjalë, të gjithë jemi një dhe kalojmë shumë mirë. Për ne nuk është problem, ne mësojmë valle të ndryshme shqiptare e këngë, e kjo tregon edhe njëherë, se ne edhe pse po jetojmë në diasporë, traditën, kulturën dhe gjuhën e ruajmë. Këto shoqëri, kanë dhënë padyshim kontribut të çmuar dhe po japin. E kam xhaxhin tim Musa Neziri, i cili shumë është angazhuar dhe angazhohet edhe sot e kësaj dite. E falënderoj nga zemra, që e ideoi dhe e realizoi këtë shoqëri. Kemi marrur lavdata të shumta, jo vetëm nga personalitete shqiptare, veprimtarë të të gjitha trevave shqiptare, por edhe nga miqë zviceranë. Kalojmë shumë mirë nëmes veti dhe në mesin tonë, kemi edhe mbesa të vogëla e nipa dhe në të ardhmen do të veprojmë kështu, që kjo shoqëri të ketë jetë gjatësi. Programet tona kanë qenë të larmishme dhe gjithnjë të mira, edhe publiku na ka duartrokitur pandërprerë.
[caption id="attachment_80433" align="alignright" width="300"] Foto kujtimi dhe falënderimi që i bënë Marigona gjithmonë prindërve të saj[/caption]
Këto janë angazhime të mëdha, po gjeni kohë edhe për ushtrime në SH.K.A "Medvegja"?
Marigona Neziri-Kadriu: Po, normal, se do angazhim, por këto manifestime, na kanë ndihmuar shumë dhe na ndihmojnë. Kur sheh, fëmijët e vegjël, të lindur në Zvicër, e vallëzojnë bukur, këndojnë e recitojnë, është pasuri e papërshkrueshme. Kush thot, se këto nuk kontribuojnë në ruajtjen e traditës e kulturës sonë kombëtare, është gabimtarë i madh, prandaj, më lejoni, që t`ju lus të gjitha mediave, ti japin hapësirë, jo vetëm shoqërisë sonë, por edhe të tjerave, se vërtet punohet me shumë mund dhe pa asnjë pagesë për këto shoqëri. Presim përkrahje edhe nga institucionet tona, si të Shqipërisë dhe nga ajo e Kosovës.
Sa keni përkrahje nga prindërit që të jeni edhe pjesë e SH.K. A "Medvegja" ?
Marigona Neziri-Kadriu: Pyetje me vend. Babi im, është kryetar i shoqatës, ai është i angazhuar ju betohem më shumë se 100 % në shoqatë, tërë kohën e lirë, edhe kur është duke darkuar, ai është në telefon me veprimtarë si në Medvegjë, Kosovë, Amerikë, Gjermani, Belgjikë e Zvicër. Ai edhe bukën nuk e hanë si duhet, duke ideuar e duke vrapuar. Ai ka shumë veprimtarë që i ndihmojnë, si kryesinë e shoqatës, anëtarët e saj dhe të tjerë. Vërtet, është shumë i angazhuar. Ju betohem, se shpesh nuk mundemi të flasim dy tre fjalë me te, as në mbrëmje, por as të shtunën e të dielën, duke vrapuar për bëmirësi. E njohin bashkatdhetarët tanë mirë punën e tij. Ai, jo vetëm që është vet i angazhuar, por edhe nëna ime mundohet me shpirt të kontribuoj në shoqëri, duke na frymëzuar mua dhe vëllaun dhe na përgadit gjëra, që na duhen për manifestime. E tërë familja është në aktivitet të shoqatës, gjyshi, gjyshja, babai, nëna, vëllau, i fejuari dhe unë, por edhe xhaxhallarët me familjet e tyre.
Marigona, ke një emër të veçantë, shpresojmë se do të kaloni mirë në pushime dhe ju urojmë gjitha të mirat juve dhe familjes suaj. Jetë të mirë bashkëshortore dhe u trashëgofshi. Kemi edhe shumë për të bashkëbiseduar, por duhet ta kemi parasysh edhe hapësirën mediale që e kemi në dispozicion, me shpresë, se herave tjera, do të kemi për të biseduar, për suksese të tjera. Gjitha të mirat.
Marigona Neziri-Kadriu: Ju falënderoj shumë dhe vërtet ishte kënaqësi dhe nder, që biseduam për shumë tema, shpresoj, se do të mirëpritet mirë nga lexuesit tuaj dhe më lejoni, të falënderoj prindërit e mi, për përkrahjen, vëllaun dhe bashkëshortin dhe gjithë familjen time të ngushtë. Mërgimtarëve medvegjas dhe të gjithë të tjerëve, pushime të mira në Kosovë e kudo që shkoni, por mos harroni, të shkojmë në Medvegjë, e të paktën, të mbjellim lule shprese, që të ketë aromë ardhmërie, Medvegja jonë./
Intervistoi: Dashnim Hebibi
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!