Maliqi: Nxënësit shqiptar në Luginë duhet të mësojnë me libra nga Kosova
Lokale

Maliqi: Nxënësit shqiptar në Luginë duhet të mësojnë me libra nga Kosova

13.Aug.2016 20:55
0
Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Preshevës "Feniks", Bilall Maliqi, ka thënë se çështja e librave në gjuhën shqipe, nuk është zgjidhje, por humbje dhe nëpërkëmbje e mësimit shqip në Luginë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shkruar se nxënësit shqiptar duhet të mësojnë me libra nga Kosova, të drejtë që e kanë serbët në Kosovë të mësojnë me libra nga Serbia dhe me planprogram të Serbisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nuk është zgjidhje, por humbje dhe nëpërkëmbje e mësimit shqip në Luginë.

Nënshkrimi i marrëveshjes në mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve dhe Institutit për tekste shkollore, për sigurimin e teksteve mësimore që mungojnë në gjuhën shqipe, është një hap i ngutshëm nga kryetari i KKSh-së Jonuz Musliu.

Sigurimi i teksteve nga ana e Ministrisë së Arsimit të Serbisë, apo edhe përkthimi e përshtatja e tyre për nxënësit shqiptar nuk ka qenë përpara dhe nuk është tani zgjidhje, por është vetëm nëpërkëmbje e arsimit shqip në tri komunat tona.

Nxënësit shqiptar duhet të mësojnë me libra nga Kosova, të drejtë që e kanë serbët në Kosovë të mësojnë me libra nga Serbia dhe me planprogram të Serbisë.

Andaj ky nënshkrim i minimizon përpjekjet për të arritur mundësinë që nxënësit tanë të mësojnë me libra nga Kosova dhe e ulë në masë të madhe seriozitetin dhe kualitetin e mësimit të nxënësve tanë dhe me këtë bie në pikëpyetje angazhimin politik i subjekteve tona politike dhe më në fund pësojnë fëmijët tanë...

Përfundon edicioni i parë i shkollës verore "Presheva Summer School" (foto)
Drejtuesi i Rijasetit të Serbisë, Sead ef. Nasufoviq, vizitoi Tërnocin e komunës së Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration