Lokale
MA e Shqipërisë: Kuotat, tekstet dhe trajnimi i mësuesve të Luginës
Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj të premten në një takim pune ka pritur deputetin shqiptarë të Luginës në Parlamentin e Republikës së Serbisë Riza Halimin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqirin.
Sipas faqes zyrtare të ministrisë në fjalë, Ministri Tafaj dhe përfaqësuesit nga Lugina kanë diskutuar rreth vijimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit, kryesisht mbi kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2012-2013 për Luginën, tekstet mësimore të arsimit parauniversitar si dhe mbi trajnimin e mësuesve, transmeton Titulli.
Përfaqësuesit e Luginës shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria shqiptare i ka dhënë dhe i jep Luginës së Preshevës në fushën e arsimit.
Halimi dhe Beqiri në agjendë kanë edhe vizitat në dy institucione tjera, Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Myqerem-Tafaj-Galip-Beqiri-Riza-Halimi.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!