Lajçaku pas takimit në Bruksel për Luginën: Diskutuam të drejtat e njeriut dhe të pakicave
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim deputetin shqiptar të Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu me bashkëpuntorë.
Lajçak theksoi se me Kamberin ka diskutuar për të drejtatat e njeriut dhe të pakicave, të cilat sipas tij, janë kyçe për procesin e integrimit evropian.
“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, shkroi Lajçak në platformën X.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ajcak-kamberi-lutfiu.jpg): failed to open stream: No such file or directory