Besimtarët muslimanë të vendeve të rajonit shënojnë Natën e Kadrit
Besimtarët muslimanë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut kanë shënuar Natën e Kadrit, duke mbushur xhamitë në faljen e namazit të Teravisë, raporton Anadolu.
Kjo natë, e cila është një nga netët më të rëndësishme të kalendarit islam dhe sipas mësimeve islame konsiderohet më e vlefshme se një mijë muaj, është në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit, muaji më i rëndësishëm i kalendarit islam i cili është në përfundim.
Sikurse në të gjitha vendet e botës, edhe në vendet e rajonit pjesa dërmuese e besimtarëve muslimanë këtë natë e kalojnë në lutje dhe adhurim, lexim të Kur’an-it, si dhe qëndrim në xhami.Shqipëri
Namazi me rastin e Natës së Kadrit ka mbledhur besimtarët nëpër xhamitë e kryeqytetit të vendit, Tiranë, por edhe qyteteve të tjera.
Besimtarë të shumtë kanë mbushur edhe xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, ku namazi dhe lutjet e besimtarëve janë shoqëruar edhe me lexim të Kuranit.
Gjithashtu xhamitë janë mbushur nga besimtarët edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, ndërkohë me rastin e Natës së Kadrit janë organizuar edhe programe të ndryshme.Kosovë
Në kryeqytetin kosovar, në Prishtinë, Xhamia e Madhe apo Xhamia “Sulltan Mehmet Fatih II”, u mbush nga besimtarët burra dhe gra për namazin e Teravive me rastin e Natës së Kadrit.
Burra, gra dhe fëmijë mbushën xhaminë brenda dhe jashtë saj në kërkim të kësaj nate që në fenë islame konsiderohet se është më e vlefshme se një mijë muaj.
Përpos Teravive, në 10 netët e fundit të Ramazanit, shumë besimtarë këtë xhami janë duke e frekuentuar për të bërë namaz edhe pas mesnatës, namaz i cili karakterizohet me lexim më të gjatë të Kuranit.
Rreth Xhamisë së Madhe të Prishtinës, mbizotëron një atmosferë festive për shkak të zbukurimit të rrugës për nder të këtij muaji për herë të dytë me radhë./AA/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/hami-shkup.jpg): failed to open stream: No such file or directory