Lajçak për Asociacionin: I kam ndarë me palët 16 modele ekzistuese evropiane
Rajoni dhe Politika

Lajçak për Asociacionin: I kam ndarë me palët 16 modele ekzistuese evropiane

03.Mar.2023 22:37
0

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se në tavolinën e tij ka 16 modele ekzistuese funksionale për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që i ka ndarë me Kosovën dhe Serbinë.

Sipas tij, ato mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

Kështu tha ai një intervistë për Këshillin Atlantik, më 3 mars.

Lajçak tha se dy vendet duhet të bien dakord se si do të jetë dhe si nuk duhet të jetë Asociacioni, por që BE-ja, siç tha ai, nuk dëshiron të krijojë diçka që e bën sistemin e Kosovës më pak funksional.

“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se nuk duhet të ketë frikë. Askush nuk ka interes ta dobësojë funksionalitetin e Kosovës. Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë, dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës, sipas standardeve evropiane”, tha ai.

Emisari evropian tha se Asociacioni është obligim tash e 10 vjet i Kosovës, dhe se BE-ja e ka përsëritur “në secilin deklarim dhe dokument që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen nga palët”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me thirrjet e SHBA-së dhe BE-së që të themelojë Asociacionin, për të cilin Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më 2013 dhe 2015. Por, ai është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se marrëveshja e vitit 2015, nuk është plotësisht në harmoni me Kushtetutën, duke shtuar se të 23 pikat – që janë në kundërshtim me frymën e Kushtetutës – mund të harmonizohen.

 

Lajçak foli edhe për Propozimin Evropian - Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se e vlerëson lartë që liderët e dy vendeve u pajtuan për këtë dokument, por tha se tani u takon palëve të merren vesh për aneksin, planin e zbatimit.

Ai tha se ky aneks është pjesë e pandashme e marrëveshjes, dhe se i njëjti do të bëhet publik pasi palët të merren vesh.

Në takimin e së hënës, Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan për përnbajtjen e tekstit të propozimit evropian, por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin.

Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-vucic-lajcak-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Ragmi Mustafi, kryetar i organit të përkohshëm në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Grenell: Thaçi ende në burg, ndërsa aktakuza e ish-kryeprokurorit Smith është e mbushur me gënjeshtra
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration