Grenell: Thaçi ende në burg, ndërsa aktakuza e ish-kryeprokurorit Smith është e mbushur me gënjeshtra
Ish i dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u ka bërë thirrje mediave që të hetojnë ndjekjen penale të ish-presdientit, Hashim Thaçi nga ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Jack Smith në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Grenell tha se Thaçi është ende në burg – megjithatë aktakuza e Smith është mbushur me gënjeshtra, duke theksuar se ish-kryeprokurori Smith e ka shkatërruar reputacionin e Hagës.
“Mediat duhet të shikojnë ndjekjen penale të Hashim Thaçit në Hagë nga Jack Smith. Thaçi është ende në burg – dhe megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, ka shkruar Grenell në Twitter.