Kurti: Shqiptarët e kanë të qartë orientimin euroatlantik
Rajoni dhe Politika

Kurti: Shqiptarët e kanë të qartë orientimin euroatlantik

23.Jan.2024 09:07
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian, duke theksuar se sfidat shpesh janë të ngjashme të përbashkëta. 

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup, Kurti ka shkruar se është takuar me Kryetarin e Aleancës për Shqipëtarët, Arben Taravarin, duke shtuar se shërbimi ndaj qytetarëve duhet të jetë qellim i palëkundur, e rruga euroatlantike është e qartë.

Sipas Kurtit, më shumë sesa fat, shqiptarët e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euroatlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje.

Postimi i plotë i Kurti:

Në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët.

Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euroatlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet përherë ta kemi qëllim të palëkundur të angazhimit politik. E në rrugë e sipër na duhet të jemi krah për njëri-tjetrin, për zhvillim, demokratizim, reformë, progres dhe mirëqenie.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urti-rama-taravari.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Kjo është deklarata 11 pikëshe e Samitit të Shkupit ku ishte pjesë edhe Kosova
Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi Kushtetuta garanton kundërshtimin, për shmangie deri në 8 vjet burg
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration