Komuna e Bujanocit nënshkruan projekte infrastrukturore lokale
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka nënshkruar kontratën me kompaninë "Saba Belça" nga Presheva për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës Nesalcë-Letovicë.“Me përfundimin e këtij projekti do të krijohen lehtësira, në radhë të parë për qytetarët që në nivel të përditshëm e shfrytëzojnë këtë rrugë, por edhe për të gjithë ata që këtë rrugë do të shfrytëzojnë në drejtim të Preshevës”, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Punimet priten të përfundojnë gjatë vitit 2018 ndërsa në këtë vendbanim janë planifikuar edhe projkete tjera infrastrukturore./Titulli.com/