Arsimi prioritet i komunës së Preshevës, investime kapitale afro 2.5 milion euro (statistika)
Në komunën e Preshevës funksionojnë tetë shkolla fillore dhe dy të mesme në shpërndara në 255 paralele me gjithsejtë 4704 nxënës për vitin shkollor 2017/2018 ndërsa nga komuna është planifikuar një buxhet prej 103 milion e 104 mijë dinarë për shpenzime operative.Esat Sejdiu, kryeshef për shërbime publike dhe veprimtari shoqërore pranë komunës së Preshevës gjatë një bisede për Titulli.com tha se fushës së arsimit është duke ju kushtuar mjaftë rëndësi nga qeverisja lokale ashtu edhe nga drejtuesit e bartësit të procesit arsimor.
Sipas tij për vitin shkollor 2017/2018 me buxhet të komunës janë ndarë 103.104.000 dinarë, prej kësaj 77.500.00 dinarë për shkollat fillore dhe 25.604.000 për shkollat e mesme.
“Për shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë janë planifikuar 24.664.000 dinarë, “Selami Hallaq” në Rahovicë 7.966.410 dinarë , “Dituria” në Corroticë 5.553.000 dinarë, “Zenel Ajdini” në Raincë 4.014.140 dinarë, “Abdulla Krashnica” në Miratoc 4.391.000 dinarë, “Migjeni” në Caravajkë 5.792.600 dinarë, “9 Maji” në Leran 16.952.370 dhe “Vuk Karaxhiq” në Stacionin Hekurudhor 8.166.480 dinarë”, deklaroi Esat Sejdiu.
Ai u shpreh se është shqetësues zvogëlimi i numrit të nxënësve në krahasim me vitin e kaluar i cili vazhdimisht është në rënie.
“Numri i nxënësve për vitin shkollor 2017/2018 është 4704 nxënës, 2930 në arsimin fillor dhe 1774 në atë të mesëm. Ndërsa në vitin shkollor 2016/2017 kemi pas gjithsejtë 5004 nxënës , 3153 në arsimin fillor dhe 1851 në atë të mesëm pra dallimi është 300 nxënës më pak”, shpjegoi për Titulli.com Sejdiu.
Përveç buxhetit të paraparë, komuna e Preshevës përmes shërbimeve përkatëse ka arritur të konkurrojë dhe fitojë projekte kapitale për vitin 2018 për rekonstruimin e tre shkollave fillore nga zyra për udhëheqjen e investimeve publike pranë qeverisë së Serbisë.
“Këtë vit do të bëhet realizimi i investimeve kapitale gjithëpërfshirës në shkollën fillore “ Prof Ibrahim Kelmendi” në Preshevë , shkollën fillore “Vuk Karagjiq” në stacioni hekurudhorë dhe gjimnazin “Skenderbeu” në vlerë prej 286 milion e 579.305 dinarë”. Punimet pritet të fillojë pas proceduarve për prokurime publike, theksoi Sejdiu.
Investimet e këtilla tregojnë një përkushtim të qeverisjes lokalet të komunës së Preshevë për përmirësimin e infrastrukturës në shkollat e caktuara që kanë domosdoshmëri .
Pas projekteve të infrastrukturës së objekteve shkollore probleme kryesore vazhdojnë te mbeten mungesa e librave shqip, kuadri joprofesional arsimorë, mosnjohja e diplomave të Kosovës dhe ngritja e cilësisë në arsim fillor dhe të mesëm në komunën e Preshevës./Titulli.com/
Buxheti i komunës së Preshevës për vitin 2018 i planifikuar për shkollat fillore dhe të mesme:
• Shkolla fillore “Ibrahim Kelmendi” me seli në Preshevë me paralelet e ndara në vendbanimet Norqë, Zhunicë ,Terrnavë dhe Stacionin Hekurudhor 24.664.000 dinarë
• Shkolla fillore “Selami Hallaqi” në Rahovicë me paralelet në Bukoc, Gosponicë dhe Shoshaj e Epërme 7.966.410 dinarë
• Shkolla fillore “Dituria” në Corroticë me paralele në Bukuroc 5.553.000 dinarë • Shkolla fillore “Zenel Ajdini” në Raincë 4.014.140 dinarë,
• Shkolla fillore “Abdulla Krashnica” në Miratoc 4.391.000 dinarë • Shkolla Fillore “Migjeni” në Caravajkë me paralelet në Depcë ,Ilincë,Magjere e Renatoc 5.792.600 dinarë,
• Shkolla fillore “9 Maji” në Leran me paralelet në Bushtran, Gerajt, Çukarkë, Ashan e Slavujevcë 16.952.370 dinarë,
• Shkolla fillore “Vuk Karaxhiq”, në Stacionin Hekurudhor me paralelet Preshevë e Cakanoc 8.166.480 dinarë.
• Gjimnazi “Skenderbeu” 11.265.575 dinarë dhe • Shkolla e mesme teknike “Presheva” 14.338.425 dinarë