Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë dhe përgatitjet për zgjedhjet e 24 prillit (video)
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill në Serbi, kanë mobilizuar edhe partitë politike që tubojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës.Një interesim më i theksuar, duket të jetë për zgjedhjet lokale, ndërkohë që deri më tani vetëm një subjekt politik ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare.
Zeqirja Miftari, kryetar i Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë ka thënë se deri më tani janë paraqitur 7 lista zgjedhore.
Në Bujanoc, në KKZ janë dorëzuar nëntë listat zgjedhore, prej tyre tri lista të partive shqiptare, një grupim i qytetarëve shqiptarë, katër lista zgjedhore serbe dhe një listë e partive serbe.
Sipas përfaqësuesve të KKZ-vë në dy komunat, të gjitha listat iu kanë përmbajtur rregullave ligjore.
Afati përfundimtarë i dorëzimit të listave është tetë prilli, ndërkohë zgjedhjet do të mbahen më 24 prill. Subjektet politike tashmë kanë filluar fushatën paraelektorale, duke mbajt tubimet e tyre nëpër vendbanimet e Luginës./Titulli.com/